Sipas hulumtimeve të reja, të rriturit i kanë vetëm 12.5 minuta në ditë në dispozicion për të folur me fëmijët.
Rreth 8.5 minuta të kësaj kohe shpenzohet në akuzime dhe dënime, ndërkaq vetëm 4 minuta thuhet se mbesin për të pasur bisedë miqësore me fëmijën, transmeton Telegrafi.
Me këtë në mendje, padyshim se është ide e mirë ta gjeni një mënyrë për ta shpenzuar në mënyrë më produktive kohën me fëmijët.
Një shkrimtare e quajtur Jamie Harrington ka treguar se ajo ua bën fëmijëve të saj katër pyetje të njëjta çdo ditë.
Ajo thotë se këto pyetje nuk mund të përgjigjen vetëm me “po” ose “jo” dhe se ato u mundësojnë fëmijëve t’i shprehin ndjenjat dhe t’i vlerësojnë opsionet e tyre.
Pra, cilat janë këto pyetje magjike?
1: Si është jeta?
Nëse në fillim fëmija nuk dëshiron të përgjigjet apo thotë diçka si “mirë” apo “çdo gjë është në rregull”, mbani mend se nuk keni nevojë të insistoni për përgjigje më të plotë.
Tregoni fëmijës për ditën tuaj, gjërat që i keni mësuar dhe ato që i keni shijuar. Kjo e bën atë të mësoj nga ju dhe e inkurajon të flet.
2: Si po të shkon me miqtë?
Mund ta pyetni fëmijën për ndonjë shok/shoqe specifike ose mund ta bëni këtë pyetje në përgjithësi.
3: A është duke ndodhur ndonjë gjë “cool”?
Nëse moti është i keq apo fëmija nuk mund të kujtoj diçka të kënaqshme që i ka ndodhur atë ditë, provoni t’ia rritni disponimin. Provoni të shkoni të shihni ndonjë film apo ta luani ndonjë lojë në shtëpi.
4: A ki nevojë për ndihmë për ndonjë gjë?
Shumica prej nesh e kemi të vështirë të kërkojmë ndihmë nga tjerët. Një fëmijë që nuk mësohet të kërkoj ndihmë për gjërat e vogla, po ashtu nuk do të kërkoj ndihmë nga prindërit edhe për situatat më të vështira. Prandaj, mësojeni atë të kërkoj ndihmë nga ju për çdo gjë që i nevojitet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëIvanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Melania Trump mori vëmendjen me veshjen e saj në inaugurimin e presidentit Donald Trump
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!