LAJMI I FUNDIT:

Bërnabiq: Demarkacioni me Kosovën nuk ka qenë në agjendë, por ishte si një alternativë

Bërnabiq: Demarkacioni me Kosovën nuk ka qenë në agjendë, por ishte si një alternativë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq tha se përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk ka qenë asnjëherë në agjendë, mirëpo ka ekzistuar si njëra ndër alternativat e mundshme.

“Ai propozim nuk ka qenë asnjëherë në tryezë. A pres që të arrihet marrëveshje deri në tetor? Nuk e pres këtë. Nuk ka arsye të besoj, sepse jemi shumë larg dialogut dhe një zgjidhjeje të mundshme”, tha Brnabiq në kuadër të një forumi ekonomik që po mbahet në Serbi.

Çështja e ndryshimit të kufijve është përmendur disa herë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si një mundësi të cilët palët do ta përfshinin në marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse mes dy vendeve.


Arritjen e një marrëveshje paqeje po e kërkojnë me ngulm Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Rusia ka thënë se do të mbështes një marrëveshje e cila i përshtatet Serbisë dhe është në pajtim me rezolutën 1244.

Por, siç përcjell REL, sa i përket vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, kryeministrja Brnabiq tha se Prishtina tash e gjashtë vite nuk i respekton marrëveshjet e Brukselit dhe nuk e ka formuar Asosacionit e Komunave Serbe.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur autoritetet në Prishtinë vendosën tarifën ndaj mallrave serbe.

Kryeministrja Brnabiq tha se vija e kuqe për Beogradin është pikërisht kjo tarifë.

“Unë e kam thënë dhe sa i përket kësaj edhe presidenti Vuçiq ka qenë i qartë, vija jonë e kuqe është tarifa e Prishtinës e cila duhet të hiqet. Nuk i durojmë presionet. Të gjithë partnerët tanë e kuptojnë se ndaj Serbisë nuk mundet më të bëhet presion”, ka thënë Brnabiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori