LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Do të luftojmë ta mbështesim Maqedoninë e vërtetë autentike

Mitsotakis: Do të luftojmë ta mbështesim Maqedoninë e vërtetë autentike

Kryetari i partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis tha se “do të luftojmë ta mbështesim emrin apo brendin Maqedoni, Maqedoninë e Veriut do të thosha, Maqedoninë autentike”.

“Maqedoni autentike, në anglisht do të ishte real Macedonia, kjo është Maqedonia jonë”, thotë Mitsotakis në intervistën për televizionin grek “Alfa” dhe sqaron se partia e tij do të fillojë fushatë komunikuese për “mbështetjen e Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se kjo ka të bëjë me prodhimet dhe markave tregtare, por edhe për perspektivën evropiane të vendit fqinj, duke përsëritur të drejtën e bllokimit, po jo apriori siç thotë ai por vetëm nëse kjo shërben ndaj interesave kombëtare. Ai edhe një herë potencoi se do të bëj gjithçka që është e mundur që të lehtësohen “pasojat negative” nga marrëveshja e Prespës.


“Do të luftojmë ta promovojmë Maqedoninë unike. Do jap shembull: për disa muaj do të hapet Muzeu i Virgjinës. Me të vërtetat do të doja të jetë një mundësi e mirë që ta prezantojmë ndaj gjithë pozitës civilizimin e madh maqedonas. Me fjalë të tjera, t’i mbrojmë interesat tonë kombëtare edhe në raport me shtetin fqinj. Për këtë jam shumë i qartë. Greqia mund të bllokojë procesin çdo kapitull në procesin eutorintegrues”, tha mes tjerash Mitsotakis.

Sa i përket marrëveshjes së Prespës ai përsëriti se “Demokracia e Re” ka bërë gjithçka për ta pamundësuar të ratifikohet në Kuvend dhe se pret nga Tsiprasi dhe deputetët e tij të japin sqarime qytetarëve nga veriu i Greqisë.

Ai edhe njëherë përsëriti se nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria se pse në marrëveshje jepet mundësia për fqinjët “të quhen maqedonas dhe të flasin gjuhën maqedonase”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori