Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shansa për azil.
Po cilat janë të drejtat dhe obligimet e personave me “Duldung”?
Çfarë është Duldung?
Njerëzit që qëndrojnë në Gjermani, por nuk kanë ndonjë leje qëndrimi, janë të detyruar që një ditë të largohen nga vendi. Disa prej tyre largohet vullnetarisht dhe kthehen në vendlindje. Të tjerët nuk duan të kthehen, sepse nuk duan të shkojnë prap në vendlindjet e tyre prej nga kanë ikur. Ka dhe raste kur njerëzit dëbohen me dhunë. Por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në këso rastesh, pesonat marrin një status “Duldung” në Gjermani, pra lejohen të qëndrojnë këtu deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje.
Sa persona duhet të largohen nga Gjermania?
Partia e Majta ka kërkuar nga qeveria të publikojë të dhënat për numrin e personave që duhet të largohen nga Gjermania. Në përgjigje thuhet: Me 31 dhjetor 2018 ka pasur në Gjermani 235,957 persona që duhet të largohen nga ky vend. Prej tyre 180,124 persona janë me “Duldung”, ndërsa 55,833 pa “Duldung”.
Numri më i madh i tyre janë persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Por në mesin e tyre ka edhe persona të cilët kanë pasur ndonjë dokument tjetër dhe ndërkohë e kanë humbur ate. Ata megjithatë nuk janë larguar nga vendi. Policia gjermane ka regjistruar në vitin 2018 vrretzh 15,000 njerëz të cilëve u ka kaluar viza, por nuk janë kthyer në vendlindje. Shumica prej tyre janë nga Kina, Turqia, Rusia dhe India. Këta persona nuk kanë kurfarë titulli për momentin. Por ata shumë shpesh përpiqen t’i ikin policisë dhe vështirë mund të dëbohen nga vendi.
Cilat janë rastet kur personat nuk dëbohen, ndonëse nuk kanë dokumente qëndrimi?
Shkaku më i shpeshtë për Duldung, gati 41 % e rasteve, është mungesa e dokumenteve për udhëtim. Nxjerrja e dokumenteve të reja është shpesh e vështirë, për shkak se autoritetet e vendeve të origjinës nuk u lëshojnë dokumenta. Për rreth 6,500 persona nuk është saktësuar se nga cili vend e kanë origjinën.
Një grup tjetër i madh i takon personave nuk mund të dëbohet për shkaqe humanitare apo personale. Ndër ta ka dhe fëmijë në shkolla apo persona në përgatitje profesionale. Por ka dhe persona që nuk mund të largohen për shkak të problemeve shëndetësore apo kujdesit për familjarë. Gati 4,000 persona nuk mund të dëbohen për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ka dhe vende në të cilat personat nuk mund të kthehen, për shkak të gjendjes atje, por edhe për shkak të rrezikut nga sulmet eventuale terroriste.
Shkaqet për “Duldung”, me datën 31.12.2018:
– Mungesa e dokumenteve për udhëtim: 74,281
– Duldung për shkaqe humanitare apo personale: 11,486
– Për shkaqe familjare: 11,124
– Ndalimi i dëbimit në vende apo rajone të caktuara: 4,402
– Shkaqe shëndetërore: 3,803
– Prindër të fëmijëve minorenë: 476
– Proceset në gjykata: 426
– Shkaqe të tjera: 72,569
– Duldung pa shpjegime të sakta: 1,157
Sa gjatë mund të qëndrojë dikush me “Duldung”?
“Duldung” është parimisht me një kohëzgjatje të kufizuar. Për vazhdimin vendosin autoritetet. 37% e personave me “Duldung” jeton më shumë se tre vite në Gjermani. 18 % më gjatë se pesë vite.
Teorikisht një “Duldung” mund të ndërpritet në çdo moment. Kjo ndodhë në veçanti në rastet kur më nuk ekzsiton shkaku i qëndrimit në Gjermani.
Të drejtat dhe obligimet e personave me “Duldung”
Personat me “Duldung” duhet të lajmërohen rregullisht tek autoritetet. Ata marrin ndihma sociale sipas ligjit. Në radhë të parë marrin gjëra materiale për jetë si dhe rreht 40 Euro në muaj për nevojat e përditshme. Fëmijët deri në 14 vjeç marrin 20 euro në muaj. Nëse pesoni e eviton me qëllim largimin, atëherë mund të ndodhë që ndihmat shkurtohen tërësisht.
Personat me “Duldung” mund të marrin edhe obligime, si për shembull ndonjë vend për kualifikim profesional, ndonjë praktikë, një vit social apo dhe vende me pozitë të lartë akademike, të cilat paguhen mirë. Prej muajit të katërt ata mund të kërkojnë edhe një leje pune, ndërsa qasjen pa kufizime në tregun e punës e fitojnë automatiisht nëse në Gjermani kanë qëndruar 49 muaj.
Pas tetë vitesh në Gjermani me “Duldung:, personat mund të kërojnë një titull tjetër, nëse kanë mjaft para për të siguruar ekzistencën dhe nuk janë denuar me ligj. Familjet me fëmijë e fitojnë këtë të drejtë pas gjashtë vitesh. Ndërsa personat me “Duldung” të moshës 14 – 21 vjeç kanë të drejtë të kërkojnë leje tjetër pas katër vitesh, nëse shkojnë në shkollë apo në ndonjë përgatitje profesionale.
Çfarë duhet të ndryshojë?
Në Gjermani janë propozuar disa ndryshime ligjore. Në veçanti e paqartë është gjendja me personat që duhet të dëbohen nga vendi, të cilët mbahen nën masa arresti. Deri tani nën masa të këtilla janë mbajtur vetëm personat për të cilët ka ekzistuar rreziku i ikjes.
Tani duhet të ketë edhe një Duldung për personat pa identitet të saktë. Personat që qëllimisht e pengojnë identifikimin e tyre do futen nën masa të veçanta. Në anën tjetër, personat e tjerë me “Duldung” duhet të kenë më shumë mundësi për integrim – siç është ndjekja e kurseve të gjuhës. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A