LAJMI I FUNDIT:

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Zgjedhjet ishin mirë të organizuara, të rregullta dhe transparente

Vëzhguesit ndërkombëtarë: Zgjedhjet ishin mirë të organizuara, të rregullta dhe transparente

“Zgjedhjet e djeshme presidenciale ishin mirë të organizuara, ndërsa votuesit lirshëm kanë mundur të bëjnë zgjedhje mes kandidatëve. Zgjedhjet u zbatuan mirë. Liritë fondamentale të mbledhjeve dhe shprehjes u respektuan, ndërsa dita e zgjedhjeve ishte e qetë, e rregullt dhe transparente”.

Këto janë përfundimet e vëzhguesve ndërkombëtar të misionit OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ata megjithatë pajtohen se ka akoma nevojë për reforma në Ligjin Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këto zgjedhje të organizuara mirë, treguan se mund të gjendet vullnet politik për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”, tha Serin Moburn, koordinatore speciale dhe shefe e misionit vëzhgues të OSBE-së.


Merry-Cristin Dalo, shef i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se zgjedhjet ishin të organizuara mirë dhe votuesit që morën pjesë në zgjedhje kanë mundur lirshëm të shprehin vullnetin e tyre.

Ndërsa shefi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Hold Lopatka, tha se tre kandidatët janë angazhuar për integrimet evropiane dhe se në fushatë është diskutuar për probleme themelore.

Misioni ndërkombëtar i vëzhguesve në zgjedhje është përbërë nga 240 vëzhgues nga 38 vende, në mesin e të cilëve edhe 189 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtë të angazhuar nga ODIHR, 39 parlamentar dhe personel tjetër nga OSBE dhe Këshilli i Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
Kalo në kategori