LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku zgjedhet kryetar i PDK-së në Skenderaj

Sami Lushtaku zgjedhet kryetar i PDK-së në Skenderaj

Me 215 vota për të delegatëve, 24 kundër dhe 4 abstenime, Sami Lushtaku është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj.

Votimi ka qenë i fshehtë derisa grupi i Nuredin Lushtakut dhe Bekim Jasharit s’kanë hyrë farë në garë.


Lushtaku përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë të ketë marrë besimin e mbi 90 për qind të anëtarësisë.

“Faleminderit delegatëve në Kuvendin e Degës për besimin me mbi 90% të votave, që edhe për një mandat të jem Kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Do të jem kryetar i të gjithëve!”, ka shkruar shkurt Lushtaku. /Telegrafi/