LAJMI I FUNDIT:

Ngritet niveli i vaksinimit pas përhapjes së fruthit në Maqedoninë e Veriut

Ngritet niveli i vaksinimit pas përhapjes së fruthit në Maqedoninë e Veriut

Vaksinim i detyrueshëm, kontrolle të vazhdueshme në teren, veçanërisht në shkollat fillore dhe kopshte për fëmijë, ndalim i të gjitha vizitave në kopshtet e fëmijëve si dhe spitale, si dhe krijimi i mundësisë për vaksinim edhe mbi moshën 14 vjeç në qendrat e shëndetit publik, janë një pjesë e masave që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, pasi Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, të martën shpalli epidemi të fruthit në gjithë territorin e vendit për të parandaluar shtrirjen e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Nga fillimi i këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima nga fruthi, kurse mbi 1 mijë raste janë regjistruar të infeksionit nga fruthi, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit.


Sipas të dhënave zyrtare, fruthi si sëmundje ngjitëse më së shumti ka prekur fëmijët.

“Më duhet të theksoj se fruthi është sëmundje serioze që mund të lë pasoja afatgjate në shëndetin e njeriut, mbase edhe mund të ketë epilog fatal. Këto masat e ndërmarra janë ndërmarrë që të parandalohet shtrirja e më tejshme e sëmundjes, andaj ftoj që të gjitha organet kompetente me përpikmëri t’i respektojnë”, thotë Vladimir Mikiq, mjek-epidemiolog.

Pas shfaqjes së fruthit në një numër të lartë në opinion është nxitur një debat i ashpër se pse një numër kaq i madh i fëmijëve në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur të pavaksinuar.

Prindërit thonë se nuk janë kundër vaksinimit por duan të dinë saktë cilësinë e vaksinave duke larguar çdo dilemë të shfaqur rreth kualitetit të vaksinave.

Pas shfaqjes së aferës rreth kualitetit të vaksinave, një grup i prindërve ndërmorën iniciativë për ndryshimin e ligjit që parasheh vaksinim të obligueshëm të të gjithë fëmijëve para se ata të përfshihen në sistemin arsimor.

Nga e premtja ka filluar vaksinimi i nxënësve të cilët si kanë pranuar vaksinat, në të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme.

“Nuk jemi kundër vaksinave, por dëshirojmë që prindërit të jenë të sigurt rreth çdo dileme që është shfaqur me kualitetin e vaksinave dhe jo ata t’i vaksinojnë fëmijët nën presionin e ligjit”, kishte theksuar Elene Pavleska, pjesë e iniciativës së prindërve që propozuan ndryshimin e Ligjit që rregullon çështjen e vaksinimit të fëmijëve.

Sipas dikasterit të shëndetësisë, pas dhënies së alarmit tani në Shkup dhe jashtë Shkupit janë vaksinuar 45 për qind nga përqindja e përgjithshme e fëmijëve të pavaksinuar./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori