Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, përmes një seance dëgjimore do të ndaj me Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, në Kongresin Amerikan për realitetin e luftës në Kosovë si dhe do të dëshmojë se si përkundër krimeve të tmerrshme ndaj civilëve, ende nuk ka pasur drejtësi në Kosovë.
Në një njoftim për media, thuhet se kjo seancë dëgjimore do të mbahet me kërkesë të ish presidentes Jahjaga drejtuar kongresistit amerikan, Eliot Engel, e cila do të mbahet më 30 prill.
Sipas njoftimi, kjo seancë do të jetë ngjarje e madhe për Kosovën, pasi që pas 20 viteve Kosova do të ketë mundësin të tregoj drejtpërdrejtë realitetin e asaj çfarë na ka ndodhur.
Siç thuhet në njoftim, gjatë seancës do të dëgjohen edhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi Goodman, heroinë dhe e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë.
Lexoni më poshtë informatën e plotë nga zyra e Ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga:
Me 31 janar 2019, presidentja Jahjaga ka takuar Kongresistin Engel, i cili njëherit është edhe kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.
Gjatë këtij takimi, presidentja Jahjaga i ka dorëzuar një letër Kongresistit Engel me anë të së cilës i ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga aparati shtetëror i Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë, duke përfshirë dhunën seksuale të përdorur si mjet lufte. Ajo ka theksuar se janë bërë pothuajse 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ne ende nuk kemi asnjë person që është dënuar për këto krime. Më shumë informata për këtë takim, duke përfshi edhe kopjen e kërkesës së dorëzuar, mund të gjeni në këtë link: https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/2070673096355156.
Pas këtij takimi është punuar aktivisht për të caktuar këtë seancë, dhe për modalitetet e seancës. Seanca dëgjimore do të mbahet me 30 prill 2019, dhe deri sot është konfirmuar që Presidentja Jahjaga do të flasë për krimet e targetuara tek popullata civile e Kosovës dhe mungesën e drejtësisë, si dhe kërkesën për drejtësi si parakusht për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjatë seancës do të dëgjohen edhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi Goodman, heroinë dhe e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, dhe Ilir Bytyqi, tre vëllezërit e të cilit janë vrarë gjatë luftës. Për më tepër, Paul Williams, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, do të flas për luftën në Kosovë nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare.
Është duke u punuar maksimalisht për të siguruar përfaqësim dinjitoz të historisë tonë, për hire të të gjithë atyre që sakrifikuan shumë për lirinë që gëzojmë sot, e që ende nuk kanë drejtësi. Presidentja Jahjaga është tejet mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që kanë përkrahur këtë iniciativë, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, dhe kanë ndihmuar duke ofruar informata dhe dëshmi. Vetëm kështu do t’i tregojmë botës historinë e vërtetë të Kosovës.
Pas seancës dëgjimore dhe aktiviteteve pasuese, presidentja Jahjaga do të kthehet në Kosovë dhe do të jetë në dispozicion për prononcime dhe intervista rreth iniciativës për këtë seancë, rrjedhën e seancës, dhe aktivitetet pasuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit