LAJMI I FUNDIT:

Shfaqje madhështore në Emiratet e Bashkuara Arabe, po rikthehet kapitulli i fundit i “Një mijë e një net”

Shfaqje madhështore në Emiratet e Bashkuara Arabe, po rikthehet kapitulli i fundit i “Një mijë e një net”

Çdo vit, UNESCO shpallë “Kryeqytetin e Librit në Botë”, e këtë vit çmimi prestigjioz i është dhënë Emirateve të Bashkuara Arabe më saktësisht Sharjahut.

Ky çmim i është dhuruar Emirateve të Bashkuara Arabe si një mirënjohje e udhëtimit kulturor dhe kontributet e mëdha që ka bërë në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Emiratet e Bashkuara Arabe janë vlerësuar si një model shembullor, bartës të një mesazhi humanitar me vullnet të mirë, paqe dhe tolerancë.


Me rastin e përzgjedhjes si fitues i çmimit “World Book Capital 2019”, autoritetet e Sharjah kanë organizuar shfaqje madhështore teatrale e muzikore, e cila do të zgjasë për pesë ditë me radhë duke filluar prej datës 23-27 Prill.

Shfaqja ‘1001 Nights: The Last Chapter’ ose “1001 Netë: Kapitulli i fundit” është frymëzuar nga epoka legjendare e botës arabe dhe antologjia e përrallave popullore “Një mijë e një netë”. Kjo shfaqje dhe aktivitete të shumta do të mbahen në amfiteatrin “Al Majaz”, një amfiteatër gjigant i inspiruar nga koloseumet legjendare romake dhe njëkohësisht i vetmi i llojit të tij në rajon.

Përgatitjet për këtë shfaqje kanë filluar pothuajse që një vit dhe deri tani artistët kanë kaluar mbi 500 orë duke u trajnuar për të sjellë në jetë këtë kryevepër teatrale, të cilën publiku do të jetë në gjendje ta dëgjojë në tre gjuhë: arabisht, anglisht dhe frëngjisht në të njëjtën kohë.

Inagurimin e shfaqjes do ta bëjë Sheiku Dr.Sulltan bin Mohamed Al Qasimi, Anëtar i Këshillit të Lartë dhe Sundimtar i Sharjahut, në praninë e diplomatëve të nivelit të lartë dhe zyrtarëve nga autoritetet arabe dhe ndërkombëtare. Gjithashtu të ftuar specialë si autorë të shquar, poetë, intelektualë dhe figura kryesore të mediave nga e gjithë bota kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje.

Sharjah do të kalojë një moment historik e të rëndësishëm kulturor, dhe pjesë e këtij momenti do të jenë edhe të ftuarit specialë nga pothuajse gjithë bota.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori