LAJMI I FUNDIT:

Grabitja në Rinas, Policia kërkon grabitësin e katërt në fshatrat e Fushë-Krujës (Foto)

Grabitja në Rinas, Policia kërkon grabitësin e katërt në fshatrat e Fushë-Krujës (Foto)

Telefonata por edhe survejime të policisë në terren kanë bërë që sot policia të nisë një aksion në fshatrat e Krujës në kërkim të autorëve të grabitjes në aeroportin e Rinasit.

Policia ka ndërmarrë disa kontrolle në fshatrat e Fushë-Krujës, që është edhe vendi më i afërt nga aeroporti Kombëtar. Policia ka marrë indicie se autorët e grabitjes mund të fshihen në këto fshatra.


Kujtojmë se ditën e ngjarjes më 9 prill, autorët u larguan në drejtim të Fushë-Krujës, ku u gjetën edhe dy makina të djegura në vende të ndryshme. Gjithsesi policia nuk përjashton edhe lëvizjen drejt qyteteve të tjera.

Grabitja në Rinas, dy bashkëpunëtorët e Admir Muratajt (Foto)
Lexo po ashtu Grabitja në Rinas, dy bashkëpunëtorët e Admir Muratajt (Foto)

Pas grabitjes, autorët hodhën granata dhe qëlluan me kallashnikovë drejt policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili dyshohet nga policia si kreu i grupit të grabitësve.

Identifikimi i Murataj qe i vështirë për shkak të ndryshimit të pamjes nëpërmjet operacioneve plastike por i dha mundësi policisë të shkojë drejt të dyshuarve të tjerë.

Deri tani janë të dyshuar edhe Klement Çala, një bashkëpunëtor i vjetër i Murataj, Aleks Pepa, i akuzuar për grabitjen e blindave me para që udhëtonin drejt Rinasit, si dhe një ish-polic me inicialet M.H.

Pas grabitjes së Rinasit policia ka mbledhur informacione për këta persona dhe rezulton që edhe pse ishin në kërkim nga policia jetonin në Shqipëri. Madje policia ka informacione se Çala jetonte shumë pranë kryeqytetit, në Durrës. /BalkanWeb/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori