LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: NATO bombardoi qëllimisht kazermën e UÇK-së në Koshare (Video)

Haradinaj: NATO bombardoi qëllimisht kazermën e UÇK-së në Koshare (Video)

Ish-komandanti në Betejën e Koshares, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk qëndrojnë ato që ka thënë Hisen Berisha se sulmet e NATO-s në kazermën e UÇK-së ishin të gabuara.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në momentin kur NATO ka sulmuar kazermën e marrë nga UÇK-ja në Koshare, agregati nuk ka qenë duke punuar dhe ka qenë i ftoftë akull.

“Kolegun tim që është profesionist [Hisen Berisha], e demanton kjo teori se nxehtësia ka tërhequr bombat e NATO-s”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Përfaqësuesi  i OVL UÇK, ka thënë se NATO kur ka sulmuar kazermën në Koshare, e ka ditur se aty është UÇK-ja dhe ai vend ishte nën kontroll të UÇK-së.

“Ne na kanë thënë se kazerma është sulmuar nga NATO, nga një aeroplan francez…Unë mendoj së avioni francez ka goditur kazermën qëllimisht”.

Haradinaj ka thënë se Milaim Zeka pa dashje ka shpëtuar edhe shumë ushtarë të tjerë sepse bilanci i humbjeve do të ishte shumë më i madh.

“Milaim Zeka në mëngjes ka bërë cirkus, duke thënë se është zgjuar rusi dhe po na sulmon. Milaimi ka zgjuar njerëzit dhe ka nxjerrë jashtë duke bërë shaka. Bile disa janë ankuar se po na prishë gjumin. Por ata që mbetur duke fjetur kanë humbur jetën pasi është bombarduar kazerma”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori