LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe aplikon për zgjedhjet në veri

Lista Serbe aplikon për zgjedhjet në veri
Foto: Arkiv

LDK, AAK, Nisma e PSD nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar të komunave veriore. Ndërsa, PDK do të ketë kandidat për secilën komunë, ndërsa Vetëvendosje do të garojë në Mitrovicë të Veriut e Zveçan.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se, së fundmi KQZ ka pranuar edhe aplikimin e subjektit të tretë politik për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit në katër komunat.

Zgjedhjet për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, vetëm dy kandidatë nga partitë shqiptare
Lexo po ashtu Zgjedhjet për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, vetëm dy kandidatë nga partitë shqiptare

Lista Serbe ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto komuna.


Afati për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje mbyllet sonte (18 prill) në orën 24:00.

Kujtojmë se, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marrë vendim që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje të parevokueshme./Telegrafi/