LAJMI I FUNDIT:

Pas kolapsit financiar, Argjentina me masa të reja ekonomike

Pas kolapsit financiar, Argjentina me masa të reja ekonomike

Presidenti argjentinas, Mauricio Macri, ka premtuar një sërë masash ekonomike, që shumë i shohin si një përpjekje për të rritur mundësitë e tij për rizgjedhje në post pas paraqitjes së dobët në sondazhe.

Masat pasojnë rritjen e inflacionit 4.7 për qind në muajin mars 2019 dhe një normë prej 55 për qind në vitin e fundit.

Qeveria argjentinase thotë se ka rënë dakord me tregtarët e shitjes me pakicë për të rregulluar çmimet për 60 produkte bazë për të paktën gjashtë muaj.


Ministri i Financave, Nicolas Dujovne, shprehet se qeveria kërkon të sjellë lehtësim për familjet argjentinase në këtë kulm të inflacionit.

“Ne i konsiderojmë këto masa të reja si fillimin e një faze të re, ku po lëmë pas paqëndrueshmërinë e monedhës, që ka pasur një ndikim kaq dramatik në jetën tonë të përditshme gjatë vitit të kaluar. Kjo paqëndrueshmëri shpjegon në një masë të madhe nivelet e larta të inflacionit që kemi parë, veçanërisht në muajt e fundit, mars dhe prill”, Dujovne, përcjell Telegrafi.

Inflacioni po përshpejtohet si rezultat i krizës së kursit të këmbimit vitin e kaluar, që e zhvlerësoi peson argjentinase me më shumë se 50 për qind. Rritja e çmimeve vjet ishte 47.6 për qind, më e larta që nga viti 1991.

Banka Qendrore e Argjentinës kishte rritur normat e interesit pasi peso kishte vazhduar të bie ndjeshëm.

Inflacioni në Argjentinë vazhdon të jetë një problem i vazhdueshëm, ku në vitin 2017 ishte në 25 për qind, shkalla më e lartë në Amerikën Latine përveç Venezuelës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Kalo në kategori