LAJMI I FUNDIT:

Një serb publikon mbi 400 fotografi të sulmeve të NATO-s mbi Serbinë – thotë se janë të “vjedhura” nga serverët amerikanë (Foto)

Një serb publikon mbi 400 fotografi të sulmeve të NATO-s mbi Serbinë – thotë se janë të “vjedhura” nga serverët amerikanë (Foto)

Neven Djenadija, një politolog i diplomuar nga Republika Srpska, ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa fotografi, përkatësisht mbi 400 të tilla, të cilat sipas tij janë ekskluzive.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fotografi ekskluzive që, sipas tij, ai i ka nxjerrë nga serveri i faqes së vjetër të internetit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Po sipas mediave, fotografitë e publikuara përfshijnë fotografi të pa publikuara më parë të objektivave në Serbi dhe Mal të Zi para dhe pas sulmeve të objekteve ushtarake si kazerma, depove të municionit, mbi fabrikën e armëve, institucioneve shtetërore, rafineri, ura, hekurudha, dhe objekte civile.


Ato, siç pretendohet tutje, janë bërë që nga fillimi i sulmeve të NATO-s deri në qershor të vitit 1999, kur ushtria amerikane hyri në Kosovë.

Gjithashtu, në fotografi thuhet se mund të shihni fotot ekskluzive të presidentit të atëhershëm amerikan Bill Klinton, të gjeneralit Wesley Clark, hyrjes së trupave amerikane në Kosovë, si dhe diskutimeve me përfaqësuesit e ushtrisë ruse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori