Nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë si udhëheqëse e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit është mbajtur sot Konferenca mbi Drejtësinë Komerciale, e cila në fokus kishte diskutimin për të bërit biznes dhe ndikimin që ka sundimi i ligjit në ambientin e biznesit në përgjithësi.
Punimet e Konferencës janë hapur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Skender Çoçaj.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Veseli, vlerësoi jashtëzakonisht lart përpjekjet për reformat në sektorin e sundimit të ligjit dhe veçmas ato që kanë për destinim një ambient të sigurt të ndërmarrësisë dhe të bërit biznes, për të cilën sistemi efikas i drejtësisë është parakusht themelor.
“Veseli po ashtu theksoi mbështetjen e plotë për nismat legjislative që rrjedhin si rezultat i reformave dhe të cilat garantojnë një sistem efikas të drejtësisë që aplikohet në çështjet komerciale.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri shtroi argumentet themelore që rekomandojnë themelimin e një Gjykate Komerciale si adresë unike që do adresojë zbatimin e ligjit në fushën e të bërit biznes, si dhe synimet për avancimin e Profesioneve të Lira Ligjore në drejtim të efikasitetit në këtë fushë.
Kryesuesi i KGJK-së, Çoçaj vlerësoi se kjo perspektivë tashmë është duke marrë formë edhe nga kontributi i akterëve të tjerë dhe është një nga alternativat serioze për materializimin e të cilave do të angazhohet edhe sistemi gjyqësor.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve tjera, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtar dhe komunitetit të biznesit, para të cilëve është prezantuar një dokument i politikave që identifikon sfidat kyçe në fushën e drejtësisë komerciale dhe ofron rekomandime të prekshme që përfundimisht do t’i japin drejtim zgjidhjes së sfidave me të cilat përballen bizneset në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Nga përfundimet e konferencës kanë dalë rekomandime për themelimin e një adrese të vetme në gjyqësor për zgjidhjen e kontesteve komerciale për bizneset dhe investitorët e huaj. Një zgjidhje e prekshme për të cilën i gjithë spektri i biznesit e përkrahë është themelimi i Gjykatës Komerciale, e cila do përfshijë kompetencat e Departamentit Ekonomik si dhe ato fiskale nën Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Themelimi i një gjykate të tillë është përpjekje për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për zgjidhjen e kontesteve nga bizneset dhe investitorët e huaj.
Përveç themelimit të Gjykatës Komerciale është diskutuar edhe avancimi dhe promovimi i ndërmjetësimit dhe arbitrazhit si mekanizma alternativë për zgjidhjen e kontesteve, harmonizimi i mëtutjeshëm i legjislacionit në fushën komerciale dhe koordinimi më efektiv ndër-institucional për të fuqizuar sektorin e sundimit të ligjit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Ambasada amerikane: Vizioni i Rugovës, inspirim në Kosovë dhe kudo në botë
Arrestohen pesë gra dhe një burrë në Prishtinë, dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!