LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për zgjedhjet: Unë nuk do ta tradhtojë askënd

Haradinaj për zgjedhjet: Unë nuk do ta tradhtojë askënd

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar edhe një herë rreth shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme, transmeton Telegrafi.

Ai, ka thënë se nëse dikush nga partnerët e koalicionit dëshiron të shkojë në zgjedhje edhe AAK është e gatshme.

“Nuk po bëj kalkulime se sa do të rrijë, po mundohem t’i kryejë disa punë në Kosovë. P.sh çështja e pagës minimale nuk ka të bëjë vetëm me votuesit e Aleancës, por për të gjithë. PDK është parti politike, është legjitime nëse ajo ka një kandidat për kryeministër. Nuk e di se kur do të shkojmë në zgjedhje,  ne si AAK kemi deklaruar, se nëse dikush nga partnerët e koalicionit, dikush nga ta dëshiron më ndalë kontratën atëherë edhe ne jemi të gatshëm. Por, ne jemi të respektueshëm ndaj obligimeve që kemi marrë”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.


Kryeministri Haradinaj, tha se ai nuk do ta tradhtojë askënd i pari./Telegrafi/