LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i Zagrebit i bën të gjithë të qeshin gjatë një loje Bowlingu – dështon dy herë, pastaj rrëzohet në tokë (Video)

Kryebashkiaku i Zagrebit i bën të gjithë të qeshin gjatë një loje Bowlingu – dështon dy herë, pastaj rrëzohet në tokë (Video)

Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq ka bërë të qeshin bashkatdhetarët e tij dhe jo vetëm – kësaj radhe me një lojë bowling.

Në një video të publikuar në mediat sociale, përcjell Telegrafi, thuhet të jetë parë Bandiq i cili ishte duke u përpjekur për të goditur një struktura në formë të pakos së cigareve, përmes “topave” të bowlingut.

Por vetëm pas dy përpjekjeve të pasuksesshme, ai arriti të godasë strukturën.


Megjithatë, edhe pse topi i tretë goditi cakun, ai humbi ekuilibrin e tij në ritëm dhe ra në dysheme.

Përndryshe, të gjitha ndodhën në hapjen e turneut “kundër varësisë së duhanit”. /Telegrafi/