LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e vetme: Pjesëmarrja e ushtarëve nga Shqipëria në ushtrime ushtarake në Maqedoni për luftime me Serbinë është provokim

Maqedonia e vetme: Pjesëmarrja e ushtarëve nga Shqipëria në ushtrime ushtarake në Maqedoni për luftime me Serbinë është provokim

Nëpërmjet një njoftimi nga partia pro-ruse Maqedonia e vetme thuhet se “Pushteti kukull i Zoran Zaev në seancën e djeshme qeveritare ka marrë vendim që në kuadër të ushtrimeve ushtarake ‘Goditja vendimtare’ në Krivollak, në mesin e ushtarëve tjerë të NATO-s ka edhe ushtarë nga Republika e Shqipërisë”.

“Në sfond, ky ushtrim ushtarak i armatës së Maqedonisë me pjesëmarrës ushtarë edhe nga Shqipëria, në fakt ka për qëllim trajnim dhe përgatitje për luftimin për interesat e Kosovës në rast të konfliktit eventual mes Serbisë dhe Kosovës”, thonë nga kjo parti, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata paralajmërojnë se pushteti i ardhshëm ku do të jetë në pushtet Maqedonia e vetme nuk do të lejojnë që ushtarët maqedonas në kuadër të NATO-s të humbin jetën për qëllime të huaja dhe për interesat shqiptare të luftojë kundër Serbisë dhe Rusisë.

“Maqedonia e vetme do të realizojë aleancë historike strategjike me Rusinë, me çka do të sigurohet mbijetesa dhe prosperiteti i popullit maqedonase dhe shtetit maqedonas”, thuhet në kumtesën e kësaj partie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori