LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lleshaj, në interpelancë nga opozita e re për grabitjen në Aeroportin e Rinasit

Ministri Lleshaj, në interpelancë nga opozita e re për grabitjen në Aeroportin e Rinasit

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e radhës plenare. Diskutimet në seancë do të nisin me interpelancën urgjente me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj të kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Ralf Gjoni, nga lista e LSI-së, dhe Myslim Murrizi, nga lista e PD-së, do t’i kërkojnë ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, shpjegime për grabitjen e ndodhur në Rinas.


Kërkesa e 11 deputetëve të opozitës ka si pyetje kryesore planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Në rend ditë është parashikuar gjithashtu raportimi i veprimtarisë vjetore për 2018 nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

Po sot do të diskutohet dhe miratohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori