Nuk ka propozime të fshehta në Samitin e Berlinit. Kështu tha Presidenti i vendit, ndërsa përfaqësues të opozitës e njohësit e zhvillimeve politike nuk presin diçka konkrete nga ky takim. Ata kërkojnë që Kosova të përfaqësohet në një zë dhe se arritja e marrëveshjes duhet të bëhet me konsensus të plot politik.
Me iniciativën e Gjermanisë dhe Francës, do të bëhen bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor më 29 prill, në mesin e të cilëve janë edhe presidenti i Kosovës. Presidenti Hashim Thaci e kryeministri Ramush Haradinaj do të jenë të pranishëm bashkë me homologët e tyre nga Serbia, Vuqiç e Bërnabiq.
Nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet në këtë takim nga nikoqirët, kancelaria Angela Merkel e presidenti francez, Emmanuel Macron. Kështu të paktën thotë presidenti Thaçi.
“Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi. Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Thaçi.
Për ndonjë skenar të fshehtë, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk kanë informata të tilla.
Haradinaj tha se presidenti serb Vuçiq nuk duhet të jap ultimatume e nuk duhet të jap kushtëzime, por të kthehet në tavolinën e bisedimeve.
Opozita e njohësit e zhvillimeve politike, nuk presin shumë nga ky takim. Por, insistojnë që të shkojnë me gjuhë të përbashkët dhe që për dialog, të arrihet konsensus.
Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni tha se nuk mund të pritet një marrëveshje me Serbinë pa trysnin e ndërkombëtarëve. Por, as Kosova nuk duhet të dialogoj finalen pa një konsensus të gjerë.
“Është lajm i mirë që Gjermania dhe kancelarja Merkel mund të marrin një rol të shtuar në dialogun me Serbinë…Në këtë dialog duhet të kemi një zë të unifikuar karshi Serbisë. Do të ishte gabim strategjik në periudhë afatgjate nëse dikush pretendon të përfitoj politikisht në këtë proces”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Skënder Hyseni.
Faton Abdullahu, njohës i zhvillimeve politike në vend, numëron arsyet pse nuk mund të pritet shumë nga samiti i Berlinit.
“Brenda vet faktorit kosovar ka dallime të mëdha sa i përket dialogut. Pra, shkohet me Ekipin e Dialogut dhe shkohet me propozimin e Presidentit për korrigjim të kufijve”, deklaroi Faton Abdullahu.
Përkundër që pas zgjidhjes së problemit mes Greqisë e Maqedonisë, problemi që merr vëmendjen më të madhe në rajon është ai i Kosovës dhe Serbisë. As liderët e shtetit serb nuk presin diçka të madhe nga samiti i 29 prillit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024