LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Bashkëpunim kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Ministritë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, nënshkruan program për bashkëpunim kulturor në periudhën 2019-2022. Ministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Asaf Ademi tha se këto dy vende kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në planin e jashtëm politik.

Ai tha se edhe gjatë viteve të kaluara janë realizuar shumë projekte dhe iniciativa mes të dyja vendeve, dhe u shpreh i bindur se ky program i ri do të ndikojë që këto lidhje të thellohen edhe më tepër në të gjitha veprimtaritë në fushën e kulturës.

“Ky dokument bilateral ndërlidhet edhe me Marrëveshjen që e kemi nënshkruar dhe ratifikuar ndërmjet të dyja qeverive dhe programin e parë për bashkëpunim në fushën e kulturës i cili kishte vlefshmëri deri në vitin 2019 dhe është një reflektim i angazhimeve tona për kultivimin dhe thellimin e relacioneve kulturore ndërmjet dy vendeve”, tha Ademi.


Ndërkaq, ministri i Kulturës i Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, tha se ka potencial të madh për bashkëpunim mes institucioneve kulturore të dy vendeve. Ai nënvizoi se në takimin bilateral janë dakorduar që në periudhën e ardhshme të bëhet afirmimi i lokacioneve arkeologjike që në periudhën e kaluar nuk kanë qenë të mbrojtura mjaftueshëm.

Të dy ministrat marrin pjesë edhe në hapjen e ekspozitës së veshjes solemne nga fondi i Muzeut Kombëtar të Malit të Zi “Moda evropiane e oborrit malazez- reflektime”në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori