Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame.
Sipas të parit të Prishtinës, përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej.
Megjithatë, siç ka thënë Ahmeti, duke parë lajmet botërore, shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të saj, e cila me shpresë do të rinovohet shpejtë.
“Fondet të cilat Qeveria i ka ndarë do të ishte mirë t’i ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata”.
“Francës ia kemi dëshmu miqësinë dhe solidaritetin dhe besoj se e dinë që e kemi sinqerisht dhembjen, dhe kjo nuk përmirësohet me para. Por, qytetarit tonë, shteti ka nevojë t’ia tregojë edhe solidaritetin edhe përkujdesjen”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve ka thënë se do t’i propozojë Qeverisë ndarjen e një donacioni për renovimin e Katedrales Notre Dame, në shenjë mirënjohje për ndihmën që i është dhënë në vazhdimësi Kosovës.
Fondi për të rindërtuar Katedralen e Notre Dame ka arritur një miliardë euro vetëm dy ditë pas zjarrit.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, organizatorët e një apeli për restaurim thanë se figura e pabesueshme po rritet gjatë gjithë kohës.
Kompanitë shumëkombëshe franceze janë ndër ata që kanë premtuar para për të rindërtuar katedralen mesjetare.
Kjo sasi e madh e parave, shkruajnë mediat, ka më shumë gjasa që të ndihmojë në atë që presidenti Emmanuel Macron tha se katedralja do të rivendoset në lavdinë e saj të mëparshme “brenda pesë vjetësh”.
Nëse qëllimi arrihet, do të shihte vendin e çmuar dhe të rëndësishëm të restauruar në kohë për të organizuar Olimpiadën e vitit 2024 për në Paris.
“Ne do ta rindërtojmë Notre Dame edhe më bukur dhe unë dua që ajo të përfundojë në pesë vjet, ne mund ta bëjmë atë”, ka thënë z. Macron në një fjalim televiziv.
Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.
Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1163, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Ajo ishte e lartë 128 metra dhe e gjerë 48 metra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama