LAJMI I FUNDIT:

Një nënë pretendon se kishte parë Jezusin në flakët e katedrales së Notre Dame (Foto)

Një nënë pretendon se kishte parë Jezusin në flakët e katedrales së Notre Dame (Foto)

Një nënë nga Skocia thotë se e ka parë figurën e Jezusit në zjarrin e katedrales së djegur të Notre Dame në Paris.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Lesley Rowan, 38, po shikonte zjarrin të hënën natën në shtëpinë e saj në Aleksandri, në perëndim të Dunbartonshire, kur ajo tha se e pa “djalin e Perëndisë”.

Ajo tha: “Mund të më duket ndoshta, por merrni një vështrim të afërt në këtë foto dhe shihni”.


“Garë miliarderësh” për rindërtimin e katedrales Notre Dame: Njëri ofroi 100 milionë euro, tjetri dyfishon shumën (Foto)
Lexo po ashtu “Garë miliarderësh” për rindërtimin e katedrales Notre Dame: Njëri ofroi 100 milionë euro, tjetri dyfishon shumën (Foto)

Ajo më vonë shtoi: “Kur pashë këtë foto natën e kaluar, unë u befasova vërtet nga ajo që pashë. Kur e shoh atë, shoh një siluetë të Jezusit. Unë me të vërtetë shoh një imazh të gjallë. Ndjehem sikur do të sjellë ngushëllim për njerëzit në Paris dhe në të gjithë botën në këtë kohë të trishtuar”.

Disa njerëz ranë dakord, duke thënë se mund të shihnin një fustan, ndërkohë që të tjerë thoshin se kjo mund të ishte vetëm një statujë dhe më cinikët thanë se mund të shihnin një zjarr.

Pamjet gjatë dhe pas tragjedisë - çfarë ka mbetur nga Notre Dame në Paris (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pamjet gjatë dhe pas tragjedisë - çfarë ka mbetur nga Notre Dame në Paris (Foto/Video)

Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.

Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1163, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Ajo ishte e lartë 128 metra dhe e gjerë 48 metra.

Pesha e kambanave, numri i vizitorëve,...: Detaje interesante rreth Katedrales Notre Dame në Paris (Foto)
Lexo po ashtu Pesha e kambanave, numri i vizitorëve,...: Detaje interesante rreth Katedrales Notre Dame në Paris (Foto)

Ndryshe, familja franceze e miliarderit Bernard Arnault dhe grupi i tij i mallrave luksoze LVMH do të dhurojnë 200 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales Notre-Dame të Parisit.

Ndërkaq gjithashtu është raportuar se një nga familjet më të pasura të Francës iu është përgjigjur menjëherë thirrjeve të presidentit të vendit për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales dhe ka premtuar 100 milionë euro për të rindërtuar ikonën e Parisit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori