LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Serbinë po e pret periudhë e vështirë, do të kërkohet njohja e Kosovës

Vuçiq: Serbinë po e pret periudhë e vështirë, do të kërkohet njohja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Serbinë po e pret “një periudhë e vështirë” sa i përket çështjes së Kosovës, dhe se sipas tij e vetmja gjë që po i kërkohet Serbisë është njohja e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Në mbledhjen e partisë së tij, SNS, Vuçiq, ka thënë se presioni mbi Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, do të jetë çdo herë e më i madh, transmeton Telegrafi.

“Presioni do të jetë çdo herë e më i madh, për njohje të plotë të pavarësisë pa ndarje dhe asgjë për Serbinë, dhe duhet të jemi të lumtur nëse nuk kërkohet formimi i ndonjë Tribunali për serbët”, ka shtuar Vuçiq.


Ai ka shtuar se javët e fundit në Beograd vijnë shumë zyrtarë që kërkojnë takime, në të cilat insistojnë që Serbia duhet të bëjë diçka që “të inkurajon shqiptarët të heqin taksën” për mallrat e Serbisë.

“Kur flisja se e kemi rastin për kompromis më shpallën tradhtar, e ndoshta ka qenë mundësia jonë e vetme që të bëjmë kompromis. Sot këtë kompromis nuk po na e ofron askush”, ka shtuar presidenti serb.

“Kurrë më parë nuk ka qenë presioni kaq i madh, kanë kaluar gati gjashtë muaj që jemi duke pritur që bashkësia ndërkombëtare të reagon që të hiqet taksa, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, ka shtuar Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar se do të bisedojë me zyrtarë të ndryshëm botërorë, por pranoi se “asgjë e mirë” nuk e pret Serbinë në takimin e Berlinit me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

“E vetmja gjë që pres të kërkojnë nga ne është formati i ri i dialogut që për qëllim ka njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku serbët nuk fitojnë asgjë. Do të kërkojnë nga ne të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët e ata të mos e heqin taksën”, shtoi Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori