LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta nxirrte halën e peshkut që i mbeti në fyt, përpiu edhe lugën (Video)

Tentoi ta nxirrte halën e peshkut që i mbeti në fyt, përpiu edhe lugën (Video)

Duke tentuar ta nxirrte një halë peshku që i kishte mbetur në fyt, një grua nga Kina e njohur vetëm si Lili, e ka përpirë edhe lugën e gjatë 13 centimetra.

Meqenëse nuk kishte dhimbje, ajo qëndroi ashtu për katër ditë, derisa familjarët e bindën që të kontrollohej te mjeku, transmeton Telegrafi.

Fotografimi me rreze X, tregoi pajisjen për ngrënie që i kishte lëvizur dhe mbetur në afërsi të lukthit, andaj u intervenua me laparaskopi, për t’ia larguar.


Lugën e metalit që nuk ndryshket, ajo e kishte përpirë para se të fillonte një festival në zonën ku banon, ndërsa mendonte se do ishte e mundimshme nxjerrja dhe gjithçka do ndodhte në tollovi të madhe. Andaj, vendosi të priste disa ditë, derisa të qetësohej situata, pasi që nuk kishte edhe dhimbje.

“Fillimisht, luga ishte në gjendje horizontale, andaj u detyruam ta kthenim në pozitë vertikale. Pastaj gjithçka kaloi në mënyrë normale” ka thënë mjeku që e kreu intervenimin.

Tërë procedura ka përfunduar për dhjetë minuta, ndërsa pacientja është liruar në shtëpi pa asnjë dhimbje, vetëm se me një histori më shumë për të treguar. /Telegrafi/