LAJMI I FUNDIT:

Makolli: Komunitetet RAE në Kosovë gëzojnë të drejta të barabarta, njëlloj sikur gjithë qytetarët e Republikës

Makolli: Komunitetet RAE në Kosovë gëzojnë të drejta të barabarta, njëlloj sikur gjithë qytetarët e Republikës

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, mori pjesë në konferencën e organizuar nga ‘Roma Education Fund’ dhe e mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Punimet e kësaj konference kanë trajtuar integrimin, arsimimin dhe punësimin e komuniteteve RAE në shoqërinë kosovare, me temën ‘Sfidat dhe mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë’.

Zëvendësministri Makolli para të pranishmëve tha se komunitetet në çdo shoqëri demokratike liberale janë pasuri e atij vendi.


“Në veçanti vlen për ne kosovarët të cilët e kemi provuar mbi kurriz shtypjen dhe diskriminimin, dhe këtë gjë nuk ja dëshirojmë askujt. Andaj në këtë drejtim kemi bërë çmos që të gjitha komuniteteve t’ju krijojmë kushte që të ndjehen të barabartë në çdo aspekt dhe në çdo lëmi. Këto të drejta dhe barazi të plotë, për të gjithë qytetaret e Kosovës pa dallim feje, kombësie, race, gjinie janë të parapara me Kushtetutën e Republikës sonë, si dhe me aktet tjera ligjore dhe juridike”, tha ai.

Makolli ka shtuar se MPMS çdo herë i ka parasysh interesat e komuniteteve pakicë e sidomos të atij RAE.

“Pranë ministrisë sonë veprojnë qendrat e aftësimit profesional ku janë të përfshira në plotëni të gjitha komunitet pakicë”. Ai u ka bërë ftesë të rinjve nga komunitetet RAE që shfrytëzojnë rastin të paraqiten pranë qendrave të aftësimit profesional dhe të ndjekin kurse të caktuara për aftësim profesional sipas kërkesave të tregut të punës. Makolli theksoi se pjesëtaret e këtij komuniteti kanë të drejta të barabarta në të gjitha në çdo aspekt e në veçanti në lëmin e punësimit dhe arsimimit.

Ai i njoftoi të pranishmit se në kuadër të këtyre masave MPMS është duke realizuar programin e ndërtimit të rreth 100 shtëpive për komuniteti RAE, program i cili do të realizohet sivjet.

“Edhe në të ardhmen me të njëjtën tempo do të angazhohemi në planifikimin dhe realizimin e shumë projekteve që kanë të bëjnë për ti dalë në ndihmën komunitetit RAE, për integrimi në shoqëri, kualifikim për tregun e punës dhe për barazi të plotë”, tha zëvendësministri Vesel Makolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori