LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka epidemi të fruthit në Kosovë

Nuk ka epidemi të fruthit në Kosovë

Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit. Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike përmes një njoftimi.

Sipas IKSHP-së, Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të vaksinimit.

“Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile”, thuhet në njoftim.


“Kosova është ndër 42 vendet që kanë ndërprerë me sukses përhapjen endemike të fruthit, duke qenë që për 15 vjet nuk ka pasur raste të fruthit në Kosovë, falë shkallës së lartë të vaksinimit kundër fruthit dhe rubeolës në 95 për qind, me çka është mundësuar edhe rënie e intensitetit të
epidemisë së fruthit që u shfaqë në gjysmën e dytë të dhjetorit 2017, duke siguruar kështu një përgjigje efektive ndaj epidemisë.

Me një shkallë të përgjithshme të imunizimit të fëmijëve në Kosovë mbi 95 për qind që realizohet në kuadër të Programit të Zgjeruar të Imunizimit (PZI), ky program konsiderohet si një prej storieve më të suksesshme të shëndetësisë kosovare, që e bën Kosovën të radhitet në mesin e shteteve më të suksesshme në botë sa i përket imunizimit.

“Programi i Zgjeruar i Imunizimit është me prioritet të lartë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar politikat e imunizimit, planet për sigurimin e vaksinave dhe materialin tjetër të hartuar dhe implementuar nga IKSHP. Për të zvogëluar shkallën e lartë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, objektivi kryesor i PZI është arritja, e shkallës së lartë të përfshirjes me vaksinim të rregullt, sidomos e fëmijëve të grup-moshës
0-12 muaj”.

“Ne po realizojmë me plot sukses edhe programe të veçanta të përfshirjes së fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, e serbë në mënyrë që asnjë fëmijë të mos mbetet =pa vaksinim. Duke i falënderuar PZI, në Kosova nuk ka sot paralizë të fëmijëve, nuk ka difteri nga 1981 si dhe është përqafuar programi për eliminimin e fruthit dhe kontrollin e rubeolës kongjenitale. Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve dhe do promovohet imunizimi”, thuhet në njoftim.

Të gjithë ata fëmijë të vaksinuar me rregull nuk do të sëmuren nga fruthi! Andaj, apelojmë te të gjithë prindët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familiare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori