LAJMI I FUNDIT:

Kishte probleme me frymëmarrje, në QKUK i shpëtohet jeta foshnjës 1 muajshe

Kishte probleme me frymëmarrje, në QKUK i shpëtohet jeta foshnjës 1 muajshe

Mjekët në QKUK kanë kryer një operacion specifik, duke ndërhyrë tek një foshnje më pak se një muajshe, e cila kishte probleme me frymëmarrje.

Sipas një njoftimi, fëmija kishte komplikime të lindura tek muskuli i diafragmës dhe deri në ditën e operimit ishte mbajtur gjallë me respirator – problemet e tilla paraqiten në një në dymbëdhjetë mijë fëmijë.

Kështu, siç thuhet tutje, “Pas konsultave mes Klinikës së Neonatologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve, në ditë e 28 të saj të lindjes, foshnja, që kishte një peshë prej 1800 gramë, i është nënshtruar intervenimit kirurgjik”.


E sipas drejtorit të Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ky është një rast shumë i rrallë.

“Në bashkëpunim me kirurgët e Kirurgjisë Pediatrike foshnja është operuar, është kthyer në klinikë, ka qëndruar një javë dhe ka shkuar më pas në shtëpi me gjendje stabile, me peshë prej 2300 gramë. Është ky rasti i parë që operohet në moshën neonatale”, ka thënë Gojnovci.

Ndërkaq kirurgu i fëmijëve, Ardian Shefkiu, ka thënë se në repartin ku punon, stafi mjekësor kryen operacione edhe më të ndërlikuara tek fëmijët.

“Në Kirurgji të Fëmijëve kryhen operacione të mëdha, të cilat i shpëtojnë fëmijët. Kemi një ekip goxha të përgatitur, në kuptimin kirurgë të fëmijëve, neonatologë dhe anesteziologë, të cilët janë goxha në nivel”, thotë Shefkiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori