LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shuma e parave që janë marrë nga grabitja e bankës në Çair të Shkupit

Zbulohet shuma e parave që janë marrë nga grabitja e bankës në Çair të Shkupit

Në vjedhjen që ndodhi dje në filialën e NLB Bankës në Çair janë vjedhur 150 mijë euro. Nga banka njoftojnë se tre të lënduarit janë në gjendje të mirë dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak.

“Në grabitjen e djeshme që ka ndodhur në orën 10:36 në filialën e NLB Bankës në Çair, dëshirojmë t’ju informojmë se klientët dhe të punësuarit në bankë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Dy punonjësit që ishin lehtë të lënduar, janë lëshuar nga spitali. Përveç dy punonjësve, edhe sigurimi i cili gjithashtu ishte lënduar gjatë grabitjes pas ndihmës mjekësore është liruar për kurim shtëpiak”, thuhet në njoftimin e bankës.

Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup (Video)
Lexo po ashtu Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup (Video)

Ata shtojnë se filiala në Çair, aktualisht nuk punon dhe do të vazhdojë t’i shërbejë klientët më 17 prill 2019, respektivisht nesër.


“Banka vazhdon me punën dhe po bashkëpunon me autoritetet kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit”, përfundojnë nga banka.

Ndryshe, pas grabitjes dje nga disa mediume u raportua se është gjetur makina me të cilën autorët kanë kryer vjedhjen, e cila ishte e djegur totalisht. Ndërsa thuhej se vjedhësit me makinë tjetër më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia akoma nuk ka dhënë informacione në lidhje me hertimet për këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori