LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup (Video)

Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup (Video)

Rreth orës 10 e 30 minuta të paradites së sotme është grabitur filiali i bankës NLB që gjendet përballë komunës së Çairit. Gjatë hyrjes së dhunshme grabitësit kanë sulmuar fizikisht 26 me iniciale E.E që ka punuar si sigurim i Bankës.

Pasoja tjera për punonjësit dhe klientët e pranishëm nuk ka pasur. Alsat, nga burimet jozyrtare mëson se janë vjedhur rreth 100 mijë euro. Gjithashtu Alsat ka siguruar edhe pamjet e automjetit Golf 5 që po digjej rreth 2 kilometra nga filiali i bankës. Me këtë makinë sipas policisë besohet të jetë kryer sulmi nga katër persona të armatosur.

Vetura me të cilën dyshohet se është bërë grabitja është sjellë në këtë vend këtu dhe më pas është djegur, autoritetet po vijnë për të bërë ekspertizën. Ndërsa grabitësit janë larguar në drejtim tjetër, por si dhe me çfarë ende nuk dihet.

NLB Banka sqarohet rreth vjedhjes së filialës së tyre në Çair
Lexo po ashtu NLB Banka sqarohet rreth vjedhjes së filialës së tyre në Çair

Drejtori i Bankës Antonio Argir deklaroi se ende nuk mund të thonë asgjë konkrete, por me rëndësi është që nuk ka viktima.

“Mirë janë, ajo është më me rëndësi se nuk ka viktima, ka pak të lënduar por gjithçka do të jetë në rregull”, tha Antonio Argir nga NLB Tutunska Banka.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta para orës 11, në bankën e cila ndodhet përball komunës së Çairit. Autorët me armë, kanë hyrë me dhunë në bankë kanë marrë paratë dhe janë nisur në drejtim të panjohur. Autoritetet e bankës thonë se klientët e tyre po ashtu edhe të punësuarit janë të sigurte dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet për të zbardhur rastin.

Kjo nuk është hera e parë e sulmit në Banka. Një bankë tjetër kohë më parë ishte vjedhur në Lagjen Vizbeg dhe një në Qendër të kryeqytetit, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori