Trupi dërgon sinjale: Gjashtë shenja të cilat na paralajmërojnë që menjëherë duhet ta ndryshojmë ushqimin!
Problemet shëndetësore dhe dhembjet janë tregues që organizmi ynë mundohet dhe që i është e nevojshme ndihma
Ekzistojnë shenja të cilat tregojnë qartë që nuk ushqeheni drejt dhe që mund t’ju kushtojë shtrenjtë nëse nuk i ndryshoni shprehitë, transmeton Telegrafi.
Fryrja dhe tretja e keqe
Nëse keni probleme me tretjen, kjo është shenja e parë që ushqimi i caktuar megjithatë nuk i përshtatet dhe që duhet ndërruar atë. Përpiquni që të konsumoni më shumë artikuj të pasur me fibra, sepse ato i ndihmojnë trupit të absorbojë materiet ushqyese dhe të rregullojnë tretjen. Pra, në menynë tuaj përfshini më shumë oriz, apo kokrra tërshëre.
Shpesh ju sulmojnë viruset apo ftohja
Sëmurja e shpeshtë është një ndër shenjat që imuniteti ju është dobësuar dhe që organizmin tuaj nuk e ushqeni në mënyrë adekuate. Prandaj, në ushqim përfshini mjaft materie ushqyese, posaçërisht artikuj të pasur me vitaminat C, A, E, si edhe me zink dhe hekur.
Shërimi i ngadalshëm i vragave
Nëse vragat ngadalë ju shërohen, duhet ta përmirësoni ushqimin dhe të përfshini artikuj të cilët përmbajnë mjaft proteina, sepse ato do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni këtë problem.
Dhembje e shpeshtë e kokës
Ushqimi plot kimikalie dhe ushqimi i ngrirë mund të nxisin dhembjen e kokës. Gjithashtu, njëri ndër shkaktarët është edhe dehidratizimi i organizmit. Prandaj, kujdesuni të hani më shumë pemë dhe të pini mjaft ujë.
Thartira në lukth
Konsumimi i çokollatës, i agrumeve, madje edhe i perimeve të caktuara mund të shkaktojë thartirën. Gjithashtu edhe alkooli shkakton thartirën. Prandaj, zvogëloni pijet alkoolike dhe kafeinën, sepse është konstatuar shkencërisht që dobësojnë unazën e muskujve të cilët pengojnë kthimin e thartirës së lukthit në ezofag.
Keni flokë të rrallë
Flokët kanë nevojë për vitamina dhe materie ushqyese për të qenë të shëndetshëm. Kur organizmit tuaj i mungon hekuri, në qarkullim gjaku keni më pak oksigjen, gjë që për pasojë ka lodhjen konstante dhe rënien e flokëve. Prandaj hani mjaft proteina, thartira yndyrore dhe vitaminë C, zink dhe hekur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë