LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë do të edukojë nxënësit e shkollave fillore për keqpërdorimet e të dhënave personale në Tetovë dhe Gostivar

SPB Tetovë do të edukojë nxënësit e shkollave fillore për keqpërdorimet e të dhënave personale në Tetovë dhe Gostivar

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë sot nisi me realizimin e projektit edukativ dhe parandalues “Surfo, por me kujdes shpërndaj” ndërsa bartës i projektit është Reparti për parandalim në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale.

Në projekt do të përfshihen 3.500 nxënës të klasave të 7-ta nga 215 paralele, në 92 shkolla fillore të Tetovës dhe Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zyrtarë policorë profesional, në orë të posaçme do t’u shpjegojnë si dhe në çka duhet të kenë kujdes kur shpërndajnë të dhëna personale dhe fotografi në rrjetet sociale, përkatësisht në mënyrë më efikase të mbrohen nga keqpërdorimin e të dhënave të tyre, fotografimet apo video incizimet e filmuara”, thonë nga SPB Tetovë.


Nxënësit do të njoftohet edhe me pasojat ligjore nëse ata keqpërdorin të dhëna personale të personave tjerë. Projekti është planifikuar të zgjasë deri në muajin e ardhshëm, ndërsa qëllimi është që nxënësit të mbrohen nga keqpërdorimet e mundshme në rrjetet sociale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Hapja e Urës së Ibrit, strategji elektorale apo zbatim i marrëveshjes së vitit 2016?

Hapja e Urës së Ibrit, strategji elektorale apo zbatim i marrëveshjes së vitit 2016?

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Greqia reagon pas lirimit të Belerit nga gjykata e Fierit: Megjithatë Athina nuk e harron atë që ndodhi

Greqia reagon pas lirimit të Belerit nga gjykata e Fierit: Megjithatë Athina nuk e harron atë që ndodhi

Lajme
Aksident i rëndë mes dy veturave dhe një traktori në Zllakuqan të Klinës, tre të lënduar

Aksident i rëndë mes dy veturave dhe një traktori në Zllakuqan të Klinës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
Kalo në kategori