Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit teknologjike, sidomos në fushën e mediave online, shpeshherë është diskutuar për nevojën e ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili paraqet “Kushtetutën” e rregullimit të mediave të shkruara në Kosovë.
Në kohën kur është përpiluar ky Kod, për bazë është marrë gazetaria e shkruar klasike e botuar në gazeta ditore e ato periodike, dhe megjithëse rregullat e një gazetarie etike janë të aplikueshme për të gjitha mediat si audiovizuele ashtu edhe ato të shkruara, ekziston nevoja e pa mohuar që të shtohen pikat që rregullojnë fushën e mediave online siç është publikimi i audio e video incizimeve në portale.
Duke u nisur nga këto Këshilli i Mediave organizoi sot tryezën për diskutimin e Kodit të Mediave si nevojë për ndryshimin dhe plotësimin e tij.
Imer Mushkolaj, kryetar i Kuvendit të Këshillit të Mediave të Shkruara në Kosovë, tha se Kodi përfshin të gjitha fushat në punën e gazetarisë.
“Kodi duhet të respektohet nga mediat dhe gazetarët. Këshilli merr vendime bazuar në Kod”, tha Mushkolaj duke shtuar se çështjet specifike janë të përfshira në kod, mirëpo duhet shikohet mundësia për plotësim dhe ndryshimin e tij.
Florent Spahija, këshilltar ligjor i KMSHK-së, tha se për shkak të ankesave të mëdha, është me rëndësi të rregullohet edhe çështja për sinjalizues. Ai tha se mediat duhet të kenë kujdes si ta trajtojnë sinjalizuesin, ngaqë ligji është mjaft i rregulluar mirë.
Ndërsa, Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, tha se KMSH ka vendosur të ndryshojë Kodin. Ajo tha se deri më tash për video e publikuara në mediat online nuk ka qenë e rregulluar me Kodin e Mediave të Shkruara.
“Ndryshimi i parë në Kod ka të bëjë për publikimin e videove (me kod do të rregullohet kjo çështje, meqë nuk ka qenë e rregulluar deri tash kjo për videot). Ndryshimi i dytë ka të bëjë me mos përfilljen e gjykatës nga mediat, dhe nëse nuk përfillet kjo konsiderohet se është vepër penale”, tha Kusari.
Për këto ndryshime dhe propozime, pritet që pas një muaji të futen në kod./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova