LAJMI I FUNDIT:

Presidencialet, nesër skadon afati i publikimit të rezultateve nga anketat

Presidencialet, nesër skadon afati i publikimit të rezultateve nga anketat

Mediat sot edhe nesër mund të publikojnë rezultatet nga anketat e bëra për procesin zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas afatit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, rezultatet mund të publikohen pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, gjegjësisht afati mbaron nesër pas mesnatës.

Dje ka skaduar afati për njoftimin e komisionit shtetëror komunal për personat të cilën nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotim ose janë persona të sëmurë, por që dëshirojnë që të ushtrojnë të drejtën e votës më 20 prill.


KSHZ njofton se organizatorët e fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe lokale në kohë kanë dorëzuar raportin financiar deri tek Komisioni. Raporti është publikuar në internet faqen e KSHZ-së./Telegrafi/