LAJMI I FUNDIT:

Ligjvënësit britanikë kërkojnë që Assange të ekstradohet në Suedi

Ligjvënësit britanikë kërkojnë që Assange të ekstradohet në Suedi

Mbi 70 ligjvënës britanikë i kanë bërë thirrje Qeverisë që të sigurohet që themeluesi i WikiLeaks, Julian Assage të përballet me drejtësinë suedeze, nëse prokurorët e këtij shteti do të rihapin rastet për përdhunim ndaj Assange.

Ligjvënësit, të premten mbrëma, përmes një letre, i kanë bërë thirrje Sekretarit të Brendshlm, Sajid Javid që “të bëjë gjithçka që mundet që të sigurohet që Julian Assange të mund të ekstradohet në Suedi, në rast se Suedia bën kërkesë për ekstradimin e tij”.

Suedia dy vjet më parë kishte pezulluar hetimet ndaj Assage për dy raste të dyshuara të përdhunimit, pasi Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër dhe kishte statusin e azilit politik, raporton AP.


Ai u arrestua të enjten, pasi Ekuadori tërhoqi statusin e tij të azilit dhe është dërguar në një burg në Britani. Assange po përballet me një kërkesë për ekstradim në Shtetet e Bashkuara, nën akuzat për konspiracion, pasi kishte hakuar një kompjuter të Pentagonit.

Ai është duke pritur një vendim të autoriteteve britanike, lidhur me kërkesën për ekstradimin në SHBA.

Shumica e ligjvënësve që kanë nënshkruar këtë letër janë pjesëtarë të partisë opozitare, Partisë Laburiste, lideri i së cilës, Jeremy Corbyn, dëshiron që Britania të refuzojë kërkesën e SHBA-së për ta ekstraduar Julian Assange, pasi ai vlerëson se Assange ka ekspozuar “mizoritë” që SHBA-ja ka kryer në Irak dhe Afganistan.

Rekomando

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori