Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka përcjellur garën komunale të kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik në Shtime.
Me këtë rast, Deputeti Reçica i uroi suksese nxënësve pjesëmarrës duke thënë se një garë e këtij lloji ka qenë është një fillim shumë i fuqishëm e shumë i mbarë dhe se masiviteti i garës në gjithë Kosovën është pjesa më e bukur e saj.” Është një kënaqësi shumë e veçantë kur i shoh këta nxënës këtu, prindërit e tyre, mësuesit e të gjithë ju. Këtë mundësi e ka krijuar sigurisht puna e Koordinatorit Nacional që e përgëzoj dhe falënderoj për punën. Ky projekt ka qenë i brumosur thellë brenda nesh, por Koordinatori Hoti i ka dalë në krye për ta realizuar dhe dëshmuar këtë”, tha Reçica.
Ndërkaq, Koordinatori Hoti iu drejtua të pranishmëve duke thënë se ajo çfarë po sheh nëpër komuna për të realizuar Programin Nacional për Rininë është një mobilizim i jashtëzakonshëm.
“Kur ju shoh sot juve këtu, mund të ju them se kur ka hyrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka qenë një gëzim shumë i madh. Sot ju jeni Ushtria Çlirimtare e Kosovës e arsimit, e fjalës, e krijimit dhe ju jeni realisht e ardhmja. Nuk ka gjë më të çmuar sesa të shoh sot gjithë këta nxënës që kanë diçka për të shprehur. Çdo nxënës që ka ardhur në garë është këtu me punën e tij dhe çdo nxënës sot është president, ministër, punëtor, mësimdhënës dhe gjithçka. Sot ai është i zoti i vetvetes sepse do të bëjë një performancë para panelit vlerësues. Sot, nxënësit tuaj do të mësohen ta menaxhojnë humbjen e dinjitetshme sepse kanë arritur të vijnë deri në nivelin komunal”, tha Hoti.
Edhe nënkryetari i komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, si dhe drejtori komunal i Arsimit Mensur Neziri, e falënderuan Koordinatorin Hoti për një organizim kaq të madh në nivel vendi, duke thënë se të tilla gara janë të mirëseradhura dhe shumë të domosdoshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje