LAJMI I FUNDIT:

Misajllovski: LSDM po lavdërohet me shitjen e interesave kombëtare

Misajllovski: LSDM po lavdërohet me shitjen e interesave kombëtare

Nëpërmjet një konference për shtyp, nënkryetari i partisë opozitare maqedonase Vllado Misajllovski tha se “Maqedonia nuk mund dhe nuk do të përparojë derisa Zaevi dhe karteli rreth tij po pasurohen, ndërsa populli mbetet më i varfër dhe migron nga vendi”.

“Maqedonia nuk mund të përparojë dhe s’do ecë para përderisa Zaev zgjeron bizneset, ndahen tenderët partiak, inovacionet kriminale, ndërsa investitorët e huaj japin një zero të madhe për biznes klimën”, tha Misajllovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij Maqedonia nuk mund të ecë para për shkak se pushteti punëson familjarët, ndërsa për më të mirët s’ka vende të punës dhe se s’ka reforma në shëndetësi, ekonomi, ndërtimtari, arsim, kulturë ekologji apo në secilën fushë tjetër.


“Maqedonia s’do të përparojë mbretëron korrupsioni dhe se në vend të jemi të ranguar nga Transarency me vendet evropiane, ne gjendemi në fund duke garuar me shtetet e Afrikës”, tha Misajllovski.

Ai shtoi se te takimet e Zaevit dhe Pendarovskit nuk do të dëgjohen këto gjëra për shkak se ata po lavdërohen me shitjen e interesave kombëtare.

Misajllovski ju bëri apel qytetarëve të jenë të pranishëm në ora 19:00 në takimin e madh të OBRM-PDUKM-së para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori