LAJMI I FUNDIT:

Rrëfim i Shaip Shalës, ish-rob i luftës në Kosovë (Video)

Rrëfim i Shaip Shalës, ish-rob i luftës në Kosovë (Video)

Shaip Shala nga Rahoveci, ishte njëri nga shumë robërit që ushtria serbe i mbajti për 60 ditë në Prizren, dhe i kishte detyruar ata që të kryenin punë të rënda fizike.

Për Klan Kosovën, ai tha që ishte në rrugë kur ushtria serbe me një furgon ishte ndalë, dhe kishte kërkuar nga ai që të ju bashkohej  robërve tjerë.

“Në rrugën kryesore, një furgon ishte ndalë me ushtarët serb dhe thanë hajde edhe ti. Më pas e pashë edhe gruan time dhe i thash ma sjell do bukë se nuk e di se ku po na dërgojnë”, tha ai.


Shala ndër tjera tha, që kishte pasur mjaft frikë kur furgoni ishte nisur për në kufi.

“Kur u drejtuam për në kufi kishim shumë frikë, por më pas u kthyem në një rrugë tjetër. Ne u ushqenim me konserva me afat të skaduar”, tha ai.

Pas 60 ditë qëndrimi në Prizren,  pengjet ishin liruar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës.