LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen dëshmitë materiale për rastin “Trajektorja”

Prezantohen dëshmitë materiale për rastin “Trajektorja”

Me prezantimin e dëshmive materiale të Prokurorisë Speciale Publike në Gjykatën Penale të Shkupit, sot vazhdoi gjykimi për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Prokurorja Lile Stefanova lexoi stenograme nga Komisioni kuvendar për transport dhe lidhjeve. Në njërin prej tyre, deputeti i atëhershëm Jani Makraduli deputetëve ju thekson se shuma për ndërtimin e autostradave është tepër e lartë në krahasim me të njëjtat rrugë që janë ndërtuar në vendet fqinje. Këtu kanë reaguar Janakieski dhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët kanë thënë se interesi bankar te fqinjët ka qenë 2.5%, ndërsa te ne kjo ka qenë 2%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e shumicës së atëhershme kuvendare kanë replikuar edhe për shumën e ndërtimit të rrugëve, ku kanë cekur konfigurimin e ndryshëm të terrenit si arsyetim për “çmimin e lartë”.


Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori