LAJMI I FUNDIT:

Pas grabitjes në Rinas, ministri Lleshaj: Nuk ka asgjë për tu alarmuar

Pas grabitjes në Rinas, ministri Lleshaj: Nuk ka asgjë për tu alarmuar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj e quajti ‘incident” grabitjen e milionave euro në aeroportin “Nënë Tereza” pasditen e 9 prillit dhe nënvizoi se nuk ka asgjë për tu alarmuar pasi gjendja e sigurisë së aeroportit është rivendosur në paramentrat maksimal.

“Nuk jam kurrë dakord që ta quajmë turp kombëtar. Ky është incident. Mos harrojmë ka pasur shtete më të fuqishme që kanë rënë në gjunjë në situata të tilla. Mos harroni 11 shtatorin. Asnjë komb nuk çohet e vetë akuzohet të shpallë turp të shpallë gjendje të pashpresë. Nuk ka asgjë për tu alarmuar. Duhet të jemi shumë të qetë dhe krenarë që instrumentat tona të sigurisë funksionuan. Megjithëse ra një instrument, ai i sigurisë së aeroportit funksionuan të tjerat. Policia e shtetit reagoi në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë. U vu përballë një sulmi të armatosur masiv por arriti ta dominojë situatën dhe të sigurojë prova të rëndësishme që do i shërbejnë procesit të hetimit. Ata rrezikuan jetën dhe u vendosën në skenarë krejtësisht të pallogaritur, ku u përdorën dhe granata luftarake. Ky grup kriminal është arratisur nga një burg i një shteti në BE, por arratisja e tij nuk u shpall turp kombëtar. Ju them të mos kalojmë në një situatë histerie koletive”, ka thënë Lleshaj

Ministri i Brendshëm mbrojti vendimin për vendosjen e ushtrisë në Aeroport.


“Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë mision kushtetues sigurinë kombëtare, nëse konstatojmë se kjo siguri është cënua apo thjesht kërcënuar FA japin kontributin e tyre. Ata kanë hyrë aty si mbështetje ndaj strukturave të policisë së shtetit. Siguria fizike e aeroportit ishte në një pikë të papranueshme. Jua them miqësisht nuk ka asgjë për tu alarmuar. Jemi krenarë që instrumentet e tjera funksionuan. Policia reagoi në kohë rekord dhe në mënyrë të paparë. U vu para një sulmi të armatosur masiv, por arriti të sigurojë prova të rëndësishme dhe jam i bindur se procesi i hetimit do të na sjellë rezultate shumë të qarta që nuk i keni pasur kurrë më parë. Situata në aeroport që nga sot është e padiskutueshme e sigurtë”, tha Lleshaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori