LAJMI I FUNDIT:

Thjesht dhe lehtë: Si të bëni nga tharmi ushqim të lirë dhe efikas për lule

Thjesht dhe lehtë: Si të bëni nga tharmi ushqim të lirë dhe efikas për lule

Fjala është për tretjen e cila mund të ketë prejardhje natyrale dhe artificiale dhe në vete të përmbajë një sërë elementesh të cilat i janë të nevojshme lules

Përbërësit të cilët janë me prejardhje natyrale ndikojnë pozitivisht në bimë dhe në ambient, transmeton Telegrafi.

Si funksionon ushqimi me tharmë


Ushqimi i bimëve me tharmë ndikon pozitivisht në bukurinë e tyre. Në tharmë gjenden baktere, të cilat nuk e kanë vetëm forcën që të japin ëmbëlsira të mira dhe të shijshme, por ndikojnë mirë në rritje dhe zhvillim të bimëve.

Tharmi në vete përmban një sërë fitohormonesh dhe auksinash (hormone bimore për rritje dhe zhvillim) dhe vitamina nga grupi B.

Tharmi ka forcën e bymimit, domethënë të ndarjes së qelizave dhe prandaj brumi rritet. E njëjta gjë ndodh edhe te bimët. Tharmi nxit zhvillimin e qelizave dhe rritjen e bimës.

Rezultati i ushqimit

Hormonet të cilat gjenden në tharm veprojnë në një sërë organizmash në dhe, duke e nxitur punën e tyre, ndërkaq vitamina B ndikon që fletët të bëhen më të bujshme, të bëhen të gjelbra, skajet nuk thahen.

E gjithë bima është më vitale dhe më e fortë. Për të arritur këtë, ushqehet dy deri në tri herë në muaj. Rekomandohet gjatë muajve të ngrohta çdo javë, ndërkaq gjatë dimrit dy herë në muaj.

Është me rëndësi që distanca kohore midis dy ushqimeve të jetë e njëjtë, pasi që atëherë bimët mësohen ashtu dhe mund t’ia caktojnë vetes kur dhe sa mund të shpenzojnë ushqimin deri në ushqimin tjetër.

Mënyra e përgatitjes së tretjes

Për përgatitjen e këtij ushqimi nevojitet një paketim i vogël tharmi prej 50 g, 5 lugë kafeje sheqer dhe 5 litra ujë të vakët. (Në 10 g tharmë nevojitet 1 lugë kafeje sheqer dhe 1 litër ujë).

Të gjitha këto përzieni dhe lini të pushojnë dy deri në tri orë. Dhe sërish përzieni dhe tretja është e gatshme për ujitje. Rekomandohet që të përgatiten aq litra sa janë të nevojshme për ujitje.

Lënia e ushqimit për ujitje më vonë nxit zhvillimin e organizmave të dëmshëm.

Me këtë tretje gjithashtu mund të ujiten edhe lulet e kopshtit. /Telegrafi/