Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar sot se partia që udhëheqë është gati dhe do të kandidojë me kandidatët e saj për kryetarë në katër komunat e veriut të Kosovës.
Veseli ka konfirmuar kandidaturat e PDK-së pas takimit që sot ka pasur në zyrën e tij të partisë me krerët e degëve të PDK-së në Mitrovicën e Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.
“Unë e di se keni sfida në pjesën veriore, tani janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat janë shpallur në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ju jeni degët e PDK-së në veri dhe ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Jemi partia kryesore me përkrahjen më ta madhe që kemi pasur nga viti 2017 në të gjitha komunat e veriut. Në pjesën veriore të Mitrovicës Gonxhja ka qenë kandidate, do të vazhdojmë edhe tani me besimin e madh që të kemi besimin e qytetarëve qysh e kemi pasur në vitin 2017 dhe ta fitojmë komunën e Mitrovicës veriore. PDK merr pjesë ne katër komunat e pjesës veriore edhe në Mitrovicën veriore me kandidate për kryetar, edhe në Zveçan edhe në Zubin Potok për aq sa edhe në Leposaviq”, tha kreu i PDK-së Kadri Veseli.
Ai ka ftuar krerët e degëve të PDK-së në këto komuna që të bëjnë fushatë të denjë, fushatë dinjitoze t’i ofrojnë qytetarët.
“Ne e dimë se ata kanë shumë vështëri, ballafaqohen me sfida të cilat nuk janë të lehta, por institucionet e Kosovës dhe PDK do të jetë afër tyre në çdo moment. Nuk do të ndalemi derisa çdo qytetarë i pjesë veriore të rikthehen në shtëpitë e tyre. Do të rindërtohen shtëpitë e djegura të gjitha për aq sa dhe do të kthen njerëzit në banesat e veta. Fitimi i pushtetit lokal në komunat veriore nga PDK do të thotë një shtysë ma shumë që ta ndërtojmë një besim edhe më të madh, të ju tregtojmë edhe bashkëqytetarëve tanë serbë në pjesën veriore se Kosova është e jona e përbashkët, se qeverisja është e përbashkët se do të trajtohen të gjithë në mënyrë të barabartë dhe nuk do të ketë dallime në baza ndëretnike. Bëhuni gati dhe dilni fitimtar”, tha Veseli.
Lideri i PDK-së ka folur edhe për qëndrimet dhe deklaratat e presidentit serb lidhur me komunat e veriut të Kosovës.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovan. Presim fqinjësi të mirë me Serbinë ndërsa Aleksander Vucuqi duhet të mendojë për zgjedhjet e veta vetëm në Serbi, kjo është Kosovë. Qytetarët serb të pjesë veriore janë qytetarë të Kosovës të cilët përgjegjësinë më të madhe e kemi ne si institucione të Kosovës dhe si lidership shqiptar”, tha Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Vranët dhe me diell, gjatë ditës shkarkime rrufesh
Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë