LAJMI I FUNDIT:

Mjeku gjen katër bletë duke jetuar në syrin e një pacienteje në Tajvan (Video)

Mjeku gjen katër bletë duke jetuar në syrin e një pacienteje në Tajvan (Video)

Një gruaje në Tajvan mjekët kanë arritur t’ia zbulojnë katër bletë të vogla duke jetuar brenda syrit të saj, dhe po cilësohet si rasti i parë i këtij lloji që ka ndodhur në ishull.

28-vjeçarja e identifikuar si He po hiqte barin e keq, kur bletët u alarmuan dhe duke fluturuar përfunduar në syrin e saj, transmeton Telegrafi.

E mjeku Hong Chi Ting nga universitetit Fooying ka deklaruar për BBC, se kishte mbetur i “shokuar” kur zbuloi insektet 4 milimetra që ia nxori nga syri.


E pas këtij intervenimi gjendja shëndetësore e He është përmirësuar, dhe pasi që është liruar nga spitali ajo për pak javë pritet të shërohet plotësisht.

Bletët e njohura si Halictidae, joshen nga djersa dhe shpesh shkojnë tek njerëzit për t’ua marrë djersën. Ato gjithashtu pinë lotët e syve për të marrë përmbajtjen e tyre të lartë të proteinave

He po pastronte varrezat e të afërmve kur insektet fluturuan në sytë e saj. Ajo fillimisht mendoi se diçka e papastër i ishte futur në sy, pasi në ato momente po frynin erëra të forta.

Por, disa orë më vonë, sytë filluan t’i dhembin dhe të ketë ënjtje, me ç’rast është detyruar të kërkoj ndihmën e mjekut. /Telegrafi/