LAJMI I FUNDIT:

PRAK letër Haradinajt: Qytetarët kanë mbetur në mëshirën e portaleve duke kërkuar ndihmë për trajtimin e sëmundjeve

PRAK letër Haradinajt: Qytetarët kanë mbetur në mëshirën e portaleve duke kërkuar ndihmë për trajtimin e sëmundjeve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), i janë drejtuar me një letër publike kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Përmes kësaj letre PRAK ka kërkuar nga Haradinaj që të implementojë ligjin për Sigurimet Shëndetësore për qytetarët.

” Sot me datë 10.04.2019 u bënë 5 vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. Miratimi i këtij ligji, ishte një shpresë për qytetarët e vendit, që pos sëmundjeve që ju kanosen, të mos kenë edhe hallin e sigurimit të mjeteve financiare për trajtimin e këtyre sëmundjeve.


Por, fatkeqësisht qeveritë para jush dështuan në implementimin e këtij ligji, gjë që përbën një shkelje kolektive të të drejtave elementare të njeriut. Veq kësaj, mos implementimi i këtij ligji, ka bërë që reforma në shëndetësi të bllokohet, për më keq të ketë një regres prapa. Kjo nënkupton rrënimin e Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor.

I nderuar Kryeministër, me këtë trend të përgatitjeve për implementimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, edhe qeveria e juaj nuk do të arrij ta implementoj. Kësisoj, qytetarët e Kosovës do të mbesin edhe gjatë qeverisë tuaj nën mëshirën e portaleve duke kërkuar ndihmë për trajtimin e sëmundjeve”, thuhet në letrën e tyre.

Letra e plotë:

I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj,

Sot me datë 10.04.2019 u bënë 5 vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. Miratimi i këtij ligji, ishte një shpresë për qytetarët e vendit, që pos sëmundjeve që ju kanosen, të mos kenë edhe hallin e sigurimit të mjeteve financiare për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Por, fatkeqësisht qeveritë para jush dështuan në implementimin e këtij ligji, gjë që përbën një shkelje kolektive të të drejtave elementare të njeriut. Veq kësaj, mos implementimi i këtij ligji, ka bërë që reforma në shëndetësi të bllokohet, për më keq të ketë një regres prapa. Kjo nënkupton rrënimin e Sistemit të Integruar të Informimit Shëndetësor.

I nderuar Kryeministër, me këtë trend të përgatitjeve për implementimin e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, edhe qeveria e juaj nuk do të arrij ta implementoj. Kësisoj, qytetarët e Kosovës do të mbesin edhe gjatë qeverisë tuaj nën mëshirën e portaleve duke kërkuar ndihmë për trajtimin e sëmundjeve.

Arsye kryesore që ne mendojmë pse nuk po implementohet ky ligj, mendojmë se ka qenë dhe mbetet mungesa e vullnetit që qeverive të deritanishme, duke përfshirë edhe këtë aktuale.

Prandaj, i nderuar kryeministër, ju lusim që ta vendosni në top prioritetet e juaja Sigurimin Shëndetësor të qytetarëve, pasi që konsiderojmë edhe qytetarët sigurinë shëndetësore e kanë para agjendave evropiane, të dialogut të kufijëve etj …

Duke e ditur se:

Sigurimet shëndetësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve;

Për implementimin e tyre duhet angazhim i madh multidimensional dhe ndërministror;

Sigurimet janë e vetmja rrugë që mundëson rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor;

Ne si organizatë e pacientëve kërkojmë nga Qeveria:

Shëndetësinë në përgjithësi dhe Sigurimet Shëndetësore në veçanti, t’i vë në prioritet të programit qeverisës; – Të gjithë resorët qeveritarë janë të rëndësishëm për jetën e qytetarëve por pa shëndet, të gjitha e humbin kuptimin.

Të angazhojë të gjitha dikasteret përkatëse qeveritare për përshpejtimin e përgatitjeve të këtij procesi;- Sigurimet shëndetësore janë çështje ndërsektoriale (madje nacionale) dhe si të tilla, një ministri e vetme, vështirë mund t’i shtyjë proceset përpara.

Të ketë një plan të qartë të implementimit të skemës së sigurimeve shëndetësore, me të cilin do të jetë i informuar edhe publiku; – Një paqartësi dhe jotransparencë e këtillë ndaj publikut, mund t’i deformojë pritjet e qytetarëve dhe të sjell pasoja serioze për suksesin e implementimit të sigurimeve.

Të fillohet me blerje të shërbimeve, jo me mbledhje të premiumeve. Prekja e fryteve të përfitimit, do ta rriste besueshmërinë në sigurime gjë që është jetike për të ardhmen e Fondit. Në të kundërtën, në një nivel të ulët të besueshmërisë, të fillohet me mbledhje të premiumeve, kjo do të konsiderohet si një taksë shtesë dhe asgjë më shumë, gjë që pasojat do të jenë të rënda për Fondin.

Jemi të vetëdijshëm që Ju keni edhe shumë obligime të tjera shtetërore. Por, këto kërkesa, nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahe të mbarë. Në të kundërtën, një vend që të zhytë në varfëri vetëm se t’i kërkon shërim aty, ai vend bëhet i pajetueshëm”.

Duke shpresuar se Sigurimet Shëndetësore do ta fitojnë vëmendjen tuaj, ne ju përshëndesim! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori