Mos zbatimi i gjuhës shqipe, pas 15 qershorit fillojnë sanksionet (Video)
Anëtari i grupit nder resorësh, Tahir Hani thotë se asnjë nga institucionet, faqet e të cilave nuk janë edhe në gjuhën shqipe, nuk duhet të arsyetohet më mungesë të përkthyesve apo me pritjen për kompletimin e Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas tij, çdo ministri ka fonde të posaçme në buxhet për angazhimin e kuadrit profesional, në këtë rast të përkthyesve. Hani paralajmëron ministritë se nëse nuk fillojnë me përdorimin edhe të gjuhës shqipe, pas 15 qershorit do të sanksionohen nga Inspektorati për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Ka shumë institucione të cilat nuk kanë bërë as hapin fillestar në drejtim të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa ato e kanë për obligim që të zbatojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Me themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve do të fillojë veprimin e tij konform ligjit për sanksionimin e të gjitha institucioneve”, tha Tahir Hani, anëtar i grupit nder resorësh
Sipas Hanit, Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nuk do të shërbejë si institucion qendror për përkthimin e materialeve të institucioneve. Çdo institucion duhet të themelojë njësi të veçantë, e cila do të merret me realizimin e përkthimeve nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas dhe ku punësimet do të realizohen në bazë të sistematizimit.
“Sistematizimin e vendeve te punës, për çdo institucion pëlqimin e jep Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës”, theksoi Tahir Hani, anëtar i grupit nder resorësh
Por me këtë nuk janë plotësisht dakord nga Ministria e Administratës. Sipas këtij dikasteri përgjegjës për sistematizimin është grupi nder resorësh dhe Agjencia, të cilat e dinë më se miri se çfarë kuadri u nevojitet. Pasi këto punësime të miratohen nga Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thjesht bën verifikimin nëse procedura e punësimit është bërë në përputhje me kornizat ligjore. Dy muaj kanë mbetur nga afati 6 mujorë që institucionet kanë në dispozicion që të fillojnë me përdorimin e gjuhës shqipe, përkrah asaj maqedonase. Nga gjithsej 22 ministri në vend, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë aspak ligjin për përdorimin e gjuhëve. Të njëjtat funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe disa edhe në atë angleze. Të tjerat nuk janë të përditësuara, pavarësisht se ofrojnë mundësi për kalimin e faqeve në gjuhën shqipe apo atë angleze./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=emIkoEPBxrM
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova