LAJMI I FUNDIT:

S’ka interesim për shkollat profesionale në Maqedoni (Video)

S’ka interesim për shkollat profesionale në Maqedoni (Video)

Punëtoritë e Shkollës së mesme të makinerisë “8 Shtatori” janë pothuajse të zbrazëta. Në shkollën e vetme të këtij profili në Shkup, ndonëse me kapacitet për 3 mijë nxënës, aktualisht mësojnë vetëm 120 nxënës. Zëvendësdrejtori Vullneti Iseni thotë se të gjitha shkollat profesionale në vend, ballafaqohen me mungesë të nxënësve, profile të cilat e kanë punën e garantuar, por sipas tij, ofertat jashtë shtetit i kanë në plan të parë.

“Në drejtimin 4 vjeçar, kemi profilin teknik të makinerisë dhe energjetikës, teknik për udhëheqje kompjuterike të makinave dhe teknik i makinerisë për automjete motoristike. Drejtime tre vjeçare të zanateve janë të profilit për përpunimin e metalit, salduesit, instalues të linjave gypore dhe instalues për ngrohje dhe klimatizim”, theksoi Vullneti Iseni, Zëvendësdrejtor i SH.M.М. “8 Shtatori”

Nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike thonë se Ministria e Arsimit për vite me radhë ka aplikuar një politikë të gabueshme të regjistrimit të shkollarëve të mesëm, duke favorizuar gjimnazet. Vllado Dimovski thotë se kjo i ka lënë boshe shkollat teknike. Sipas një kërkimi të tyre, del se dhjetëra kompani janë të gatshme të punësojnë që sot rreth 650 punëtorë të makinerisë dhe energjetikës.


“Më së tepërmi kemi nevojë për saldues të metaleve, montues të makinerisë ndërtimore, operatorë, programerë të CNC makinave, bravandreqës, instalues elektrik, teknik kimik, bukëpjekës, mur ndërtues, teknik farmaceutik, mirëmbajtës të higjienës, kuzhinierë, IT teknikë, inxhinierë kompjuterik, teknik të makinerive të rënda, shoferë për automjete transportues, për mjete brenda depove etj”, tha Vllado Dimovski, Kryetar i “Qendrës për tolerancë ndëretnike”

Nga Komuniteti i bizneseve të industrisë së metalurgjisë, thonë se boshllëku në shkollat teknike shkakton deficit të kuadrove profesioniste në tregun e punës. Ndonëse, sipas tyre, pagat fillestare janë nga 200-250 euro, ndërsa me përvojë pune arrihet 450-500 euro, punëtorët e kualifikuar zgjedhin mundësinë e Perëndimit. Në këtë shkollë është paraparë një panair ku do të marrin pjesë 60 kompani të industrisë së makinerisë dhe metalurgjisë, për të tërhequr nxënësit me bursa gjatë punës praktike dhe mundësi për punësim të menjëhershëm pas diplomimit. Ata thonë se kanë për qëllim që të parandalojnë edhe trendin e emigrimit të të rinjve të shkolluar e të gatshëm për punë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori