LAJMI I FUNDIT:

Cakaj “shënjestron” personat me pasaporta diplomatike

Cakaj “shënjestron” personat me pasaporta diplomatike

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, deklaroi sot se do t’i përcjellë qeverisë për vendim-shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave që iu jep të drejtën e pasaportës diplomatike, drejtuesve dhe anëtarëve të bordeve, udhëheqësve të enteve dhe autoriteteve të ndryshme rregullatore deri tek shoferët e institucioneve të caktuara.

Cakaj u shpreh se, situata në dhënien e pasaportave diplomatike është absurde.


“Një sërë vendimesh të marra në të shkuarën nga vitet 90-ta e më pas të shtresëzuara tepër gjatë dhe pa marrë vëmendjen e merituar ndërkohë kanë krijuar një situatë tërësisht atipike dhe absurde duke bërë që Shqipëria të ketë pothuajse dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet më të fuqishme evropiane dhe kjo nuk është një krahasim për qëllime stilistike, ky është një fakt real”, tha Cakaj.

Sipas Cakajt, sot në Shqipëri ka më tepër se 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike në përputhje me ligjin dhe që dalin e hyjnë në kufijtë ndërkombëtarë si personalitete me status të veçantë.

“Deputetë matanë legjislaturave të fundit, gjykatës të lartë e kushtetues që nuk e kanë kaluar Vettingun, e deri tek shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri. Sot gëzojnë status të posaçëm diplomatik”, tha ai.

Cakaj i ftoi publikisht të gjithë të bëjnë dorëzimin e pasaportave diplomatike sepse ajo do të bllokohet menjëherë dhe do të shpallet e pavlefshme./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori