Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kishte takim me ambasadoren e Australisë për Maqedoninë e Veriut, Rut Stjuart.
Siç njoftojnë nga SÇE në takim u hapën temat lidhur me integrimet evropiane të vendit dhe statusi i reformave të zbatuara, po ashtu u bisedua edhe për potencialet për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë në më shumë fusha, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonia e Veriut është realiteti i ri i Ballkanit – vend që nga kriza e thellë politike u bë lider në rajon në zbatimin e reformave për integrime evropiane dhe vend që i mbylli çështjet më të mëdha bilaterale me fqinjët”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani, duke shtuar se krijimi i të a.q. “trak rekord” respektivisht rezultatet e dukshme nga reformat e zbatuara janë dëshmi për atë që është punuar në kuadër të procesit euro- integrues.
“Në këtë periudhë, kur integrimi euro- atlantik i vendit tani më është i sigurt, Maqedonia e Veriut bëhet vend stabil politik dhe ekonomik për investitorët e huaj, dhe në mënyrë plotësuese ofron përparësi konkurruese për tërheqjen e investitorëve, duke pasur parasysh se vendi disponon me kuadro të kualifikuar” – theksoi Osmani.
Osmani dhe Stjuart, u dakorduan se bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë ka potencial për zgjerim dhe thellim në më shumë sfera, ku, në këtë drejtim, u theksuan mundësitë për shfrytëzim e ndihmës zhvillimore bilaterale të Australisë. Tema e diskutimit ishte edhe intensifikimi i shkëmbimit tregtar, për të cilën bashkëbiseduesit u dakorduan se është në nivel shumë të ulët prej vetëm 9,7 milion dollarë amerikan, krahas rritjes së eksportit të produkteve nga vendi për 28%. Në fund, u theksua se ekziston mundësia edhe për lehtësimin e regjimit të vizave, që do të ishte e rëndësisë së veçantë për të dy vendet, si për shkak të diasporës të numërt nga Maqedonia në Australi, po ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në përgjithësi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A