LAJMI I FUNDIT:

Ministri holandez thotë që shqiptarët nuk kanë shans të marrin azil

Ministri holandez thotë që shqiptarët nuk kanë shans të marrin azil

Ministri holandez, Mark Harbers, në një konferencë për shtyp ka folur për fenomenin e emigracionit të paligjshëm.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me autoritetet shqiptare për këtë problem deri më tani ka qenë i frytshëm, ndërsa paralajmëroi se “nuk ka shans që qytetarët shqiptarë të marrin azil drejt Holandës”.

“Shqiptarët përbëjnë gjysmën e emigrantëve që tentojnë të kalojnë në Britani. Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për azil këtë vit është rritur. Emigrantët e paligjshëm ka rrezik të shfrytëzohen gjatë udhëtimit të tyre”, tha ai, transmeton tch.


Ai shtoi se Shqipërinë e konsiderojnë një vend të sigurt, por se qëndrimi zyrtar i Holandës është që të ruajnë sistemin pa viza me Tiranën zyrtare.