LAJMI I FUNDIT:

Në Prokurorinë e Prizrenit gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë paraqitur 54 raste të dhunës në familje

Në Prokurorinë e Prizrenit gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë paraqitur 54 raste të dhunës në familje

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt tre mujor i Mekanizmit institucional me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve që ndërlidhen me veprat penale të cilësuara si dhunë në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie.

“Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje Mehreme Hoxha, ishin të pranishëm përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përfaqësues nga Gjykata, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja  si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të këtyre rasteve.  Sidomos, u vlerësua trajtimi i dinjitetshëm i viktimave të dhunës në familje që bëhet nga ana e këtyre institucioneve”, thuhet në njoftimin për media.


Po ashtu, u theksua se të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje, janë kryer me prioritet të theksuar.

Koordinatorja për dhunë në familje nga Prokuroria Themelore në Prizren Mehreme Hoxha, theksoi se në Prokurorinë Themelore në Prizren, vetëm gjatë vitit 2018 janë pranuar 218 lëndë të cilësuara si dhunë në familje, ndërsa janë kryer 193 lëndë. Kurse, gjatë tre mujorit të parë të vitit 2019 janë pranuar 54 lëndë, ndërsa janë kryer 44 lëndë.

Po ashtu, u theksua si domosdoshmëri  nevoja e përmirësimit të hartimit të kallëzimeve penale. U kërkua që kallëzimet penale të jenë më të formalizuara, të theksohen provat, vlerësimi i rrezikshmërisë, numri personal i viktimës, i të pandehurit etj.

Nga të pranishmit u vlerësua se shqetësuese edhe me tutje mbetet rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, e sidomos të rasteve recidiviste. Andaj, u kërkua që rastet e tilla të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet të theksuar dhe të vlerësohet shkaku apo problemi, në mënyrë që të shtohen mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës në familje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori